LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore kërkon që studentët të lirohen nga pagesat

Demokracia Studentore kërkon që studentët të lirohen nga pagesat

Demokracia Studentore ka kërkuar nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës që t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat.

Në njoftim bëhet e ditur se sot në ora 14:00 do të mbajë mbledhjen e radhës Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe kërkesa e studentëve që të lirohen nga të gjitha pagesat.

“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës që në këtë kohë pandemie studentët të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në njoftim.


Demokracia Studentore thekson se studentët të vetmin burim financimi e kanë familjen dhe duhet të merret parasysh gjendjen e rëndë ekonomike në kohë pandemie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori