Site icon Telegrafi

Demiral shpëton gol të sigurt, largon topin nga vija e portës

Juventusi po fiton ndaj Interit në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë me rezultat 2-1.

Golit të Lautaro Martinez iu kundërpërgjigj Cristiano Ronaldo që shënoi dy herë.

Në pjesën e dytë vërehet një iniciativë e Interit që kishte disa raste të mira.

Por rasti më i mirë ishte në minutën e 57-të, kur Alexis Sanchez përfiton nga një gabim i Rodtigo Bentancur.

Kiliani gjuan, kalon portierin Gigi Buffon dhe kur pritej ta kalonte vijën në skenë del Merih Demiral i cili bllokon gjuajtjen, pothuajse nga vija e portës.

https://twitter.com/TalhaArslanTV/status/1356710815211126784

Festa e turkut ishte e njëjtë me atë sikurse të shënosh gol. /Telegrafi/

Exit mobile version