LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis pas diagnozës së demencës

Demi Moore flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis pas diagnozës së demencës
Bruce Willis dhe Demi

Demi Moore ka përditësuar fansat për gjendjen e Bruce Willis pasi ai u diagnostikua me demencë frontotemporale.

Aktori i “Die Hard”, 69 vjeç, njoftoi diagnozën në shkurt 2023, duke zbuluar se do të ‘largohej’ nga karriera e tij e suksesshme si aktor.

I dha fund një karriere e cila kishte zgjatur pesë dekada, me familjen dhe miqtë e tij që tani kujdesen për të, ndërsa bën dalje të rralla publike përkrah tyre.


Foto: Getty Images

Demi, 61 vjeçe dhe Bruce u martuan midis viteve 1987 dhe 2000 dhe kanë tre fëmijë së bashku – Rume, Scout dhe Tallulah.

Pavarësisht ndarjes së tyre 24 vjet më parë, ata ende mbeten miq të ngushtë.

Në një intervistë krejt të re, aktorja e “Ghosts” ka dhënë një pasqyrë të gjendjes së tij.

Duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘Hamptons 2024’, ajo tha: “Sëmundja është ajo që është sëmundja. Dhe unë mendoj se ju duhet të jeni në një pranim real të thellë të asaj që është. Por për vendin ku është, ai është i qëndrueshëm”, sipas Film News.

Familja e Bruce Willis

Demi foli gjithashtu për mënyrën se si u thotë fëmijëve të saj të sillen rreth babait të tyre: “Ajo që unë gjithmonë inkurajoj është që ta takojmë [atë] aty ku [është]”.

Bruce dhe Demi u ndanë në vitin 1998 përpara se të finalizonin divorcin e tyre dy vjet më vonë. /Telegrafi/

Bruce Willis

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Magazina
Kalo në kategori