Agron Demi, nga InstitutiGap, përmes një shkrimi ka thënë se emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë i kanë shndërruar në emra të projekteve më të mëdha korruptive.

Demi ka përmendur kështu; Arbën Xhaferin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Hasan Prishtinën, e Ukshin Hotin.


Postimi i tij i plotë në Facebook:

Arbën Xhaferin e shndërruan në "Arbën Xhaferi" - autostradë nga e cila vodhën 53 milionë euro.

Ibrahim Rugovën e shndërruan në "Ibrahim Rugova" - autostradë për të cilën paguan më së shtrenjti për kilometër asfalt.

Adem Jasharin e shndërruan në "Adem Jashari" - aeroport nga i cili dolën me dhjetëra keqpërdorime.

Hasan Prishtinën e shndërruan në "Hasan Prishtina" - universitet ku promovohen mashtrues me diploma e publikime në revista fantome.

Ukshin Hotin e shndërruan në "Ukshin Hoti" - universitet në Prizren, programet e të cili nuk akreditohen e studentëve u humbet pjesa më e mirë e jetës në një institucion mediokër...

Kësisoj, emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë, i shndërruan në emra të projekteve më të mëdha korruptive.