Seanca e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk duhet të mbahet. Gjasat që një gjë e tillë mos të ndodhë janë që LDK ta tërheq këtë mocion për shkak të situatës pandemike në vend dhe nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Kështu konsideron drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj, i cili për KosovaPress, thotë se në një situatë të tillë, të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë duhet të koordinohen për të luftuar këtë pandemi. Megjithatë, sipas tij, këto të fundit po bëjnë politikë në dëm të qytetarëve të vendit.
“Në situatën në të cilën ndodhet Kosova sot, një mocion i tillë nuk duhet të dorëzohet momentalisht n ë Kuvend të Kosovës, pra duhet të pritet të paktën të kalohet situata aktuale që po kalon epidemia. Dhe pas kalimit të epidemisë me leximin edhe ndoshta të situatës, atëherë edhe mund ta nis këtë proces, por momentalisht unë mendoj që LDK dhe as partitë tjera opozitare nuk duhet ta mbështesin një nismë të tillë, pikërisht për shkak të epidemisë që po kalon Kosova. Pas kalimit të epidemisë atëherë mund të vazhdojnë procesin, sepse ne nuk mund ta obligojmë LDK me zor që të rri në qeveri me LVV-në”, thotë ai.
Thotë se në këtë situatë, assesi Kosova nuk duhet të mbes pa qeveri, prandaj sipas tij, LDK duhet ta tërheq mocionin i cili është dorëzuar me nënshkrime këtë të premte në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, sipas tij, vendi duhet të shpall gjendje të jashtëzakonshme.
“Në rast se shpallet gjendja e jashtëzakonshme, nëse shpallet pastaj situata e shpalljes së përgjithshme e jashtëzakonshme në vend, mundet me i pezullu të gjitha punët, e në këtë rast edhe punën e Kuvendit të Kosovës. E ky është skenari i mundshëm që mundet me shty votimin e mocionit të mosbesimit në Kuvend. Ndërsa, mundësia e dytë është që Lidhja Demokratike e Kosovës me terhjek komplet mocionin e mosbesimit të paktën për një kohë, që ky me u iniciu në një kohë tjetër kur situata epidemike mundet me qenë më e qetë ose e tejkaluar komplet”, shton ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka marrë masat e duhura për luftimin e këtij virusi, marrë parasysh siç thotë ai, se vonë janë bllokuar linjat ajrore.
“Duke marrë parasysh disa rrethana që vazhdimisht po vërehen që e para është që vendimet e qeverisë ose të ekipit emergjent, në krye me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë nuk po respektohen në masë të madhe nga qytetarët atëherë mendoj që është e pashmangshme që Kosova sa më shpejt duhet me shpall gjendje të jashtëzakonshme… Po shohim që qytetarët vazhdimisht po qarkullojnë dhe me grupe të mëdha të njerëzve që kjo pastaj është rrezik shumë i madh i përhapjes së virusit. Unë mendoj që Kosova nuk i ka marrë masat e duhura dhe kjo ka rreziku që sot të kemi një numër kaq të madh të infektuarve që janë të konfirmuar, e që një numër i madh nuk janë të konfirmuar për shkak se pak po bëhen pak teste”, deklaron Demhasaj.
Ndër të tjera, Demhasaj thotë për KosovaPress, se që nga fillimi i qeverisjes në koalicion të LVV-së e LDK-së, ka pasur dallime në qëndrime mes këtyre dy partive. Edhe në rast se nuk votohet mocioni i LDK-së, Demhasaj konsideron se efikasiteti i qeverisjes së këtyre dy partive nuk do të ekzistojë.
“Pas akuzave që kanë filluar me u drejtu në drejtim të Albin Kurtit dhe anasjelltas unë mendoj që është e pakuptimtë në çfarë do aspekti që qeverisja të vazhdoj mes këtyre dy partnerëve, sepse efikasiteti mund të mos ekzistoj fare edhe gjithë kohën këta do të mundohen që brenda qeverisjes ta sulmojnë njeri-tjetrin në mënyra të ndryshme, dhe kjo do ta bëjë të pakuptimtë qeverisjen mes këtyre dy partnerëve”, thekson ndër të tjera Demhasaj.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës të premten ka dorëzuar me 45 nënshkrime mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka nënshkruar këtë mocion, megjithatë ka deklaruar se e përkrah atë. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të mbahet kjo seancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker