Një stuhi e fuqishme ka goditur dje Ulqinin në orët e mbrëmjes, i cili la mbrapa dëme të mëdha materiale.

Sipas njoftimeve, nuk ka të lënduar nga këto stuhi, por që ka bllokim të rrugëve nga pemët e rrëzuara.


Në disa foto dhe që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar në plazhe.

Shefi i Departamentit të Mbrojtjes në Komunën e Ulqinit, Saubih Mehmeti, thotë se shumica e rrugëve janë bllokuar nga pemët e rrëzuara.

"Në plazh një shtëpi mbeti e dëmtuar ndërsa në Dernas janë tri shtëpi. Po ashtu, pishat ranë në tri makina dhe shkaktuan mjaftë dëme", tregon Mehmeti, shkruan Vijesti.

Gjithashtu raportohet se stuhi të tilla ka pasur edhe në disa qytete të Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Telegrafi/

62538944 354427752136286 2202285016925339648 n

66330388 2367336153335972 6307466564337664000 n

66843408 390553308235155 1488806991039037440 n

ul2

ul3

ul1