Pavarësisht dëshirës së kryeministrit Isa Mustafa që ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të përfundoje sivjet, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Kjo marrëveshje nuk do të diskutohet as nesër, që është seanca e fundit parlamentare për këtë vit dhe, sipas analistëve politikë, bashkë me problemet dhe mosmarrëveshjet do të mbetet për në vitin 2017, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Opozita, ndërkaq, po shpreson se një marrëveshje e tillë assesi s’do kalojë as në vitin 2017, prandaj kërkon të rishikohet nga zeroja.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk do të ketë seancë as pikë emergjente për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.
“Në qoftë se kërkon kryeministri seancë emergjente mund të futet, por nuk ma merr mendja sepse deri më tani nuk është diskutuar as në Kryesi dhe as nuk ka pasur të paktën asnjë lëvizje në këtë drejtim”, ka deklaruar Haliti.
As deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi, nuk beson se Demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend brenda këtyre ditëve.
“Jo, jo nuk besoj që mundet të vijë pa një paralajmërim kështu. Unë nuk kam dëgjuar edhe pse është përfolur kështu, por jo diçka zyrtare. Edhe nuk besoj që mundet të vijë në mënyrë të papritur”, ka deklaruar Ibishi.
Kurse profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, vlerëson së gjatë kësaj kohe ka pasur hapësirë të mjaftueshme që të mënjanohen të gjitha lëshimet të cilat janë bërë në Komisionin Shtetëror për Demarkacionin.
“Ka pasur kohë të mjaftueshme ku kanë mundur të mënjanohen të gjitha lëshimet që janë bërë në Komisionin Shtetëror për Demarkacion, ndërsa kur duhet të sillet në Kuvend është çështje e Qeverisë, ajo e vlerëson më së miri këtë proces”, ka deklaruar ai.
Sipas Bulliqit, versioni nga ana e profesionistëve është dhënë dhe tashmë i mbetet politikës kjo punë. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!