Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova nuk mund ta dërgojë në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtar. Sipas tyre, Demarkacioni mund të shkojë në Arbitrazh vetëm nëse do të ketë pajtim ndërmjet të dyja palëve, përkatësisht nëse për këtë do të pajtohet edhe Mali i Zi.
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha se autoritetet e Prishtinës duhet të bisedojnë me ato të Malit të Zi për çështjet e mbetura diskutabile, përfshirë edhe çështjen e Arbitrazhit.
“Mendoj se Kosova, jo vetë, por bashkë me Malin e Zi, mund ta dërgojë në Arbitrazh në ato rasate kur nuk mund të gjendet një gjuhë e përbashkët një marrëveshje, dhe në mënyrë që çështje të mos shmangë procesin gjyqësor, që nënkupton një proces me implikime pak më të thella, me kosto me të madhe, me shpenzim të kohës, të dyja palët mund të merren vesh që çështjen ta dërgojnë para një Arbitrazhi të paanshëm ndërkombëtar”, tha Hoti.
Hoti the se vendimi për ta dërguar çështjen në Arbitrazh mund të vi në shprehje vetëm në rast se Komisioni i ri i formuar nga Qeveria e Kosovës, gjen fakte të reja të cilat kanë qenë të panjohura për komisionin paraprak, dhe të cilat mund të kenë ndikim në çështjen përfundimtare.
Ai thotë se në rast se Mali i Zi nuk pranon faktet e reja, Arbitrazhi ndërkombëtar shmanget.
“Në një rast të tillë shmanget Arbitrazhi, eventualisht njëra palë mund të ndjekë procesin gjyqësor duke bërë padi para gjykatës, që në këtë rast Kosova nuk e ka këtë të drejt”, tha Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është në pritje të rezultateve të Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.
Sipas Haradinajt, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi me gjasë do të mund të përfundojë në Arbitrazh, pasi që, siç është shprehur ai, Kuvendi nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes aktuale, të nënshtruar në gusht të vitit 2015.
Vjosa Osmani, kryetare e Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se një çështje mund të dërgohet në Arbitrazh vetëm me pajtimin e të dyja palëve. Ajo thekson se kërkohet edhe pajtimi i Malit te Zi për të shfrytëzuar këtë metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve.
“Kjo nënkupton se pa pajtimin e Malit të Zi, nuk do të ketë ndonjë mundësi që të shfrytëzohen Arbitrazhi apo edhe ndonjë metodë tjetër për zgjidhjen e kontesteve. Prandaj, është esenciale që nëse Qeveria synon një zgjidhje të tillë për çështjen e Demarkacionit, patjetër të shfrytëzojë gjithë energjinë e vetë në kontakte me Malin e Zi, që ky shtet të bindet që çështja të dërgohet në Arbitrazh”, tha Osmani.
Nënshkruesi i Marrëveshjes ekzistuese për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ish- ministri i jashtëm atëherë, tani presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të mos humbet kohë me këtë çështje.
Presidenti Thaçi në një postim të tij në Facebook, tha se “është koha që institucionet shtetërore të tejkalojnë këtë situatë duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të vazhdohet në pafundësi që individë të caktuar, shtetin ta trajtojnë si pronë private”, ka shkruar Thaçi.
Institucionet e Republikës së Kosovës, ka shtuar Thaçi, duhet të marrin vendim për Demarkacionin në përputhje me obligimet dhe procedurat, “pa u ndikuar nga individë të caktuar”./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht