LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj për nominimin e Vjosa Osmanit: LDK nuk pati asnjë burrë për kryeministër

Demaliaj për nominimin e Vjosa Osmanit: LDK nuk pati asnjë burrë për kryeministër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka reaguar pas vendimit të LDK-së, që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.

Demaliaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka ironizuar me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kandidatura për kryeministra të ardhshëm u kënaqem. LDK nuk pati asnjë burrë që mund t’i hyj garës për kryeministër. Doli një grua (Znj. Vjosa Osmani)”, ka shkruar Demaliaj në Facebook.


Osmani, pas nominimit nga LDK për kryeministre: Kosovës do t'ia kthejmë dinjitetin
Lexo po ashtu Osmani, pas nominimit nga LDK për kryeministre: Kosovës do t'ia kthejmë dinjitetin

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është një profesioniste e zonja por jo politikane me udhëhequr agjendë shtetërore.

“Nuk mbahet mend asnjë vendim i saj ndonjëherë në këtë vend, përpos që u rrit si emër brenda një pjese të LDK-së kur kundërshtoj dhe nuk votoi Hashim Thaçin për president dhe ishte në kundërshtim me partinë e saj LDK. Nëse dikush di ndonjë vendim tjetër të saj kam dëshirë me e ditur. Bravo Vjosa, faleminderit që na e ke bërë garën më të lehtë neve Aleancës”, vijon shkrimi i deputetit.

Ndryshe, LDK në mbledhjen e sotme të kryesisë ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori