LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj: LDK-ja iku nga përgjegjësia në luftë, po ik edhe nga dialogu (Video)

Demaliaj: LDK-ja iku nga përgjegjësia në luftë, po ik edhe nga dialogu (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj ka thënë se LDK ka ikur nga përgjegjësia në luftë, pasi në momentet vendimtare nuk ka përkrahur hyrjen në luftë.

Demaliaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK vazhdimisht i ka ikur përgjegjësisë, si në kohën e luftës ashtu edhe tash në periudhën e bisedimeve.

“Kur ka ardhur koha për të hyrë në luftë, LDK nuk ka dhënë përkrahjen. Ka pasur disa përjashtime. Në kohën kur luftohej në zonat e luftës, LDK me ndërmjetësimin e një organizate kishtare të quajtur “Shën Egjidio” ka zhvilluar bisedime me Millosheviqin, Millutinoviqin,  Stanishiqin…”.


Deputeti i AAK-së thotë se tash edhe pse bisedimet kanë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, LDK bojkoton procesin e dialogut.

“Sot në kushte paqeje, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA dhe BE, LDK bojkoton proceset”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Demaliaj ka arsyetuar kritikat ndaj LDK-së, duke thënë se po flet nga jashtë pa qenë pjesë e procesit.

“Kur nuk je pjesë e procesit e ndërhynë nga jashtë, me të vërtetë duhet me ta dhënë një përgjigje. Asnjëherë [LDK] nuk po ia qëllojnë… Edhe te taksa edhe te ushtria kanë ndërhyrë, por ne kemi pasur një marrëveshje me një partner të madh ndërkombëtar”, deklaroi  Demaliaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori