LAJMI I FUNDIT:

​Dema: UP është shndërruar në bërthamën e shtetformimit

​Dema: UP është shndërruar në bërthamën e shtetformimit

Në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u mbajt një ceremoni solemne, ku u tha se universiteti është sakrifica dhe krenaria e shtetit tonë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, duke folur rreth javës së UP-së, tha se ky universitet është shndërruar në bërthamën e shtetformimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës, e krejt kjo sipas tij, për shkak të qasjes së barabartë, lirisë akademike dhe cilësisë arsimore.

Dema theksoi se zhvillimi i shtetit të Kosovës lidhet ngushtë me progresin e Universitetit të Prishtinës, e me këtë rast i bëri thirrje të gjithë shoqërisë që të kontribuojnë së bashku, në ngritjen e UP-së, transmeton KP.


Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dukë i kujtuar të gjithë ata që kanë kontribuar në themelimin e UP-së, tha se në politikat e tyre qeverisëse arsimi do të jetë primar.

Osmani the ksoi se këto 50 vite të universitet, janë arritur me shumë mund e përkushtim, andaj sipas saj, këtë ritëm duhet ta vazhdojmë edhe më tutje.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, tha se Universiteti i Prishtinës gjithmonë ka luajtur rol në formimin e shtetit tonë, e për këtë arsye Abazi bën të ditur se arsimi, edukimi dhe akademia do të vendosen në vendin e duhur në shoqërinë tonë.

Për nder të kësaj dite, ishin të pranishëm rektorë të universiteteve të ndryshme si nga Tirana, Lubljana, Sofja, Sarajeva, Mali i Zi, SHBA, Shkupi, Gjermania, e shumë të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori