Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Qeveria duhet të jetë proaktive në politikën e jashtë të vendit në mënyrë që ta përforcon subjektivitetin ndërkombëtar.
Madje, Deliu-Kodra ka thënë se në këtë kohë kur Serbia ka dinamizuar agjendën kundër Kosovës, institucionet duhet të tregohemi më proaktive.
“Fakt edhe pandemia, por edhe situata politike në të cilën ndodhemi e ka stagnuar politikën e jashtme ku nuk kemi parë zhvillime të këtyre muajve të fundit sa i përket aktivitetit të politikës së jashtme”.
“Ne e kuptojmë gjendjen e rënduar sidoqoftë konsiderojmë që momentet kritike, të vështira në të cilat ndodhet Kosova roli i politikës së jashtme duhet të jetë proaktive dhe duhet që të ketë një aktivitet të shtuar. Po e them sidomos në kohën kur Serbia ka dinamizuar agjendën e saj kundër Kosovës, sidomos kur kemi deklarata të tilla të përfaqësuesve të lartë të Serbisë dhe presidentit të Serbisë gjithashtu”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.
“Kosova duhet të jetë proaktive në politikën e jashtme për të punuar edhe më shumë për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të shteti të Kosovës, por gjithsesi edhe për të forcuar institucionet e saj dhe për të lobuar te shumë vende për të penguar këtë fushatë të egër që e ka filluar Serbia”.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, deputetja Deliu-Kodra ka kritikuar Qeverinë e vendit për qasjen që ka në këtë proces.
Ajo ka thënë se ekzekutivi duhet të angazhohet në këtë proces i cili është i rëndësishëm për vendin e qw ka stagnuar.
“Ne si opozitë jemi kritik kemi qenë në vazhdimësi në raport me Qeverinë dhe qasjet e saj ndaj dialogut. Që në fillim kemi thënë dhe jemi deklaruar që kjo Qeveri ka filluar një proces shumë të rëndësishëm, një platformë”.
“Kemi humbur një momentum për të pasur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për dy shtetet dhe poashtu dialogu ka stagnuar, nuk asnjë lëvizje sa i përket dialogu dhe Qeveria duhet të angazhohet për këtë proces sepse muajve të fundit nuk ka asnjë aktivitet sa i përket këtij procesi të rëndësishëm për shtetin e Kosovës”.
Javën e ardhshme më 10 dhjetor pritet të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këtë e konfirmoi të premten zëdhënësi Peter Stano.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk