Një nga anëtarët e familjes së Dele Allit hodhi poshtë pretendimet se lojtari ishte birësuar në një moshë të re.
Alli ka thënë të njëjtën gjë në intervistën e tij të fundit me Gary Neville në shfaqjen The Overlap së fundmi.
Anglezi, i cili më parë ka luajtur për Tottenham Hotspur, kishte thënë: “Si 12-vjeçar, unë u birësova nga një familje e mahnitshme, nuk mund të kisha kërkuar që njerëz më të mirë të bënin atë që kishin bërë për mua. Nëse Zoti i krijoi njerëzit, ishin ata”.
Megjithatë, një nga anëtarët e familjes së tij tani e ka hedhur poshtë pretendimin. Ai tha se Alli nuk u adoptua kurrë dhe lojtari ndoqi një nga shkollat më të mira në Nigeri në moshën shtatë vjeçare.
Duke folur për OJB SPORT, familjari tha: “Dele nuk u adoptua kurrë nga askush. Në moshën shtatë vjeçare, Dele ndoqi një nga shkollat më të mira në Lagos, Nigeri. Ai kurrë nuk u dërgua në Afrikë për disiplinë. Kjo është një gënjeshtër e hapur. Ai kishte një shofer që e merrte çdo ditë nga shkolla”.
Ai shtoi se Dele Allit i është “shpërlarë truri”: Anëtari i familjes gjithashtu u zotua të publikojë fotografi nga fëmijëria e Alit që dëshmojnë të gjitha provat.
“Ne kemi të gjitha dokumentet dhe fotografitë e Deles me babanë e tij që kur ai ishte foshnje. Deles i është shpërlarë truri”, ka shtuar më tej ai.
Alli është në Everton që nga janari i vitit 2022. Nga gushti 2022 deri në qershor 2023, ai luajti si i huazuar te Beşiktaşi. Ai më parë ka luajtur për Tottenhamin. Nga viti 2015 deri në vitin 2019, Alli u thirr në ekipin kombëtar të Anglisë, ku fitoi medaljen e bronztë të Ligës së Kombeve në vitin 2019 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Rusi. /Telegrafi/