Ishte ndoshta vetëm barsoletë kjo puna e luftimit të korrupsionit, por nëse nisemi nga qëllimet e deklaruara, duket se pakti i PDK-së me qytetarët për të luftuar korrupsionin, rezultoi i suksesshëm. E rrëzoi nga pushteti korrupsionin.
Ky ishte hapi i parë dhe më i vështirë që u arrit me votën qytetare, sado e komplikuar të ketë mbetur matematika paszgjedhore. Shumëkush që dëgjoi për paktin kundër korrupsionit, me shumë gjasë do ta ketë hetuar se i ka munguar edhe një pjesë e frontit të hapur, ku bashkë me korrupsionin, politikanët, madje edhe perëndimorë, zotohen se do ta luftojnë edhe krimin e organizuar.
Për kaçikun e një partie mbase është e mjaftueshme të rreket, në të njëjtën kohë, veç me njërin armik, pra t’i marrë çështjet një nga një për të mos u shkapërderdhur forca dhe resurset. Gojëkëqijtë thanë se ishte kjo luftë e vështirë, me vetveten, se fushata ishte një autokritikë.
Tash, të kuptohemi, ka një hendek procedural dhe ligjor në mes të rrëzimit të koalicionit dhe krijimit të koalicionit të ri. Nuk është vetëm paragjykim, por si e dimë, qoftë për shkak të ligjit zgjedhor ose për shkak të pafuqisë së një subjekti të mbledhë shumicën e elektoratit, asnjë parti nuk po arrin të mbledh shumicën e votës qytetare dhe prapë do të kemi një koalicion dhe një lindje të vështirë qeveritare. Qysh tani po duket ngushtica në të cilën rezultati zgjedhor i ka futur dy partitë e para të cilat kanë edhe mjaftë dallime jo vetëm programore po edhe interesash.
Koalicioni i kaluar, cili do të mbahet mend për mega-përmasat e strukturës dhe shpenzimeve buxhetore, ra për shkak të divergjencave, kryesisht gjeopolitike të krerëve të partive, por mbetet ende enigmë nëse koalicioni i paralajmëruar do të arrijë të marr votat, e se a do të binden të gjithë deputetët e koalicionit që ta votojnë atë.
Pas konstituimit të Parlamentit të ri, do të kemi edhe mandatarin i cili do të fillojë negociatat zyrtare për themelimin e kabinetit të tij. Përderisa në zgjedhje kishin dalë bashkë të gjithë kandidatët e një partie, votimi bëhet individualisht dhe me certifikimin e deputetëve faktikisht ata janë të pavarur dhe nuk obligohen të ndjekin politikën as të partisë e as premtimet elektorale. Pra, mbetet të shihet pas konstituimit të Parlamentit.
Përndryshe, me zgjedhjet e reja fituam pozitën dhe opozitën e re. Qytetarët votuan për ndryshime. I pari dhe i dyti në tabelë kanë rreth çerekun e votave, secili. A do të krijojnë bashkë shumicën qeveritare, apo do të bëjnë përpjekje për një qeveri të vjetër me petk të ri, duke e çuar vendin sërish në zgjedhje, kjo mbetet të shihet.
Sido që të jetë, pavarësisht retorikës së qeveritarëve të rinj, apo opozitës, ata që do të mbeten jashtë qeverisjes do të duhej të artikulohen rishtazi para qytetarëve dhe me këtë të (de)legjitimohen. Duke qenë se do të kemi koalicion, përafrimi i pikëpamjeve dhe interesave do të sjell edhe retorikën e re dhe sjelljen e re nga e cila shpresohet ndryshimi. Pra, të dyja palët, pozita dhe opozita e re do të kalojnë nëpër një proces (de)legjitimi dhe varësisht nga kjo edhe do të formësojnë të ardhmen e tyre politike.
Pozita e re, pavarësisht votave, nëse tregohet e ngurtë dhe jobashkëpunuese me qytetarët dhe me opozitën, sidomos rreth dialogut me Serbinë dhe temat e tjera nacionale, do të deligjitimohen dhe në zgjedhjet e radhës do ta hetojnë këtë me numrat e rinj. Meritë historike e Vetëvendosjes ishte dhe mbetet rizgjimi qytetar dhe rikthimi i besimit në vetvete. Ajo, po ashtu mbetet të dëshmojë se nuk është parti e konflikteve, e krizave, si përpiqen me e paraqitë kundërshtarët, por parti e së ardhmes, e kompromiseve shoqërore që hapin rrugët e integrimeve euroatlantike.
Ndërkohë, meritë e Vjosa Osmanit dhe deputetëve “të saj” ishte dhe mbetet rikthimi te fryma demokratike dhe qytetare e partisë, të përshtatur për rrethanat e pasluftës – pra një garniturë që hap vizion për LDK-në dhe e cila nuk pret më vota nga viktimizimi, po nga potenciali i kësaj gjenerate. Pra, koalicioni do të varet shumë nga mbizotërimi i kësaj gjenerate të rinjsh, ndaj grupeve të interesit dhe burokracisë së vjetër në LDK.
Ndërkaq, opozita, në radhë të parë PDK, por edhe të tjerët, ndodhen para sfidës së legjitimimit opozitar, si pretendues për zgjedhjet e ardhshme, duke pranuar pa destruktivitet ndryshimet dhe duke kryer ndërkohë reforma rrënjësore dhe duke u shkëputur nga grupet e interesit informal në parti. Partia Demokratike, po ashtu, ka potencial intelektual e profesional, dhe pse jo edhe patriotik, për të qenë pretenduese jo vetëm për pushtet, por edhe për të qenë pjesë e ndryshimeve në të ardhmen.
Për të mos i dukur tragjikomike çdo kritikë opozitare kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit etj. kjo parti dhe të tjerat nga koalicioni PAN, duhet të zhveshën nga e kaluara dhe fshehja pas vlerave të luftës dhe të formësojnë ofertën qytetare dhe demokratike për të ardhmen.
Sido që të jetë, pritjet janë të mëdha për një pozitë të përgjegjshme dhe për një opozitë konstruktive, por është në dorën e dy palëve (de)legjitimimin i tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos