Delegacioni rus raportohet të ketë arritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit, ka njoftuar zëdhënësi i zyrës së presidentit rus Dmitry Peskov, shkruan The Guardian duke iu referuar agjencisë RIA Novosti.
Sipas tij, delegacioni përfshin përfaqësues të ministrisë së Jashtme, të Mbrojtjes dhe departamenteve tjera – përfshirë ata të administratës së presidentit, transmeton Telegrafi.
“Delegacioni rus është i gatshëm për bisedime, po presim tani ukrainasit”, ka thënë ndër të tjera Peskov.
E ministri i Jashtëm bjellorus, theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për takimin dhe se janë të angazhuar në zgjidhjen e çështjeve protokollare. /Telegrafi/