LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së

Delegacioni i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i shoqëruar nga kryesuesi i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori, zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli dhe shefi i kabinetit të Guvernatorit, Nexhat Miftari po marrin pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Washington nga data 8 deri më 13 prill.

Delegacioni i BQK-së do të takohet të enjten me misionin e FMN-së për Kosovën ku temë diskutimi do të jenë zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, zbatimi i buxhetit, rreziqet fiskale, etj.

Gjithashtu, një takim do të mbahet me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Tao Zhang dhe drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen ku do të flitet për Zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, si dhe relacionet e Kosovës me FMN-në.


Delegacioni i BQK-së do të takoj edhe drejtuesit e Departamentit të Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së, nga të cilët do të kërkohet asistencë teknike, si dhe zbatimin e FSSR-së.

Gjatë zhvillimit të takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe të FMN-së, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti do të takohet edhe me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, politikës zhvillimore të kredive (Development Policy Loan (DPL), portofolion e projekteve me BB-në dhe statusi i implementimit të tyre, pastaj projektet që do të planifikohen të realizohen dhe do të parashtrohen kërkesa për asistencë teknike.

Delegacioni i BQK-së do të marrë pjesë edhe në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, ku temë e takimit do të jetë – zhvillimet dhe perspektivat botërore.

Po ashtu, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti bashkë me ministrin e Financave, Bedri Hamza do të jenë pjesëmarrës në diskutimin e Guvernatorëve dhe Ministrave të Evropës Qendrore dhe Lindore në kuadër të Perspektivës Ekonomike Rajonale për Evropën Qendrore dhe Juglindore, ku si temë do të jetë Parashikimet ekonomike të FMN-së për rajonin, Ndërmarrjet Publike dhe Menaxhimi i tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori