Veprat penale të politikanëve shqiptarë janë të larmishme. Ato variojnë nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit deri tek armëmbajtja, rrahja, aksidentet e sjelljet e pahijshme në publik.
Kështu, për herë të parë shfaqet emri i një deputeti demokrat. Mhill Fufi i Laçit është ndaluar 3 herë, 1 herë për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe 2 herë në periudhën 2000-2001 për shfrytëzim prostitucioni. Çështjet janë pushuar nga prokuroria, transmeton Top-Channel.
Armando Prenga, tashmë i pavarur, është në ndjekje penale për kanosje dhe armëmbajtje pa leje për ngjarjen e shtatorit 2015.
Deputeti Tom Doshi rezulton me dënimin më të vjetër. Në 1990 është dënuar me 1 vit burg për sjellje të padenjë, në bazë të kodit penal të kohës së diktaturës.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është dënuar në 1994 me 5 muaj burg për dhënie vendimi të padrejtë, vepër më pas e amnistuar. Po ashtu, dipsozita është shfuqizuar në 2008 nga Gjykata Kushtetuese. Në dëm të Ristanit rezultojnë edhe 48 orë ndalim për këtë vepër.
Ministri Blendi Klosi, sipas vetëdeklarimit të tij, është gjykuar në 1994 për shtytje ose tërheqje të të miturve nën moshën 14 vjeç. Çështja penale e pushuar me vendim të formës së prerë nuk ka vepër penale.
Rezulton se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është dënuar për shpifje në vitin 2015, i hetuar për organizim manifestimi të paligjshëm në 2001, arrest në flagrancë në 2000 dhe dënuar për miting të paligjshëm po në vitin 2000 me 10 ditë burg.
Deputeti i djathtë i Kukësit, Alban Zeneli, i dënuar 6 muaj burg për shkleje të Kodit Rrugor në ‘92 dhe në ‘96 për kundërshtim të punonjësve të policisë me gjobë 30 mijë lekë.
Shkëlqim Selami i LSI ka deklaruar se në 2007 është ndaluar në Itali për një vepër penale që nuk e ka përcaktuar, por që është liruar.
Socilasti Pjerin Ndreu është ndaluar në 2004 për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, liruar më pas për ndalim të paligjshëm.
Përparim Spahiu i LSI-së është hetuar në vitin 2009 për goditje për shkak të detyrës, çështje e pushuar pasi personi në hetim nuk ka kryer vepër penale.
Ndërsa mbi depuetin socilaist të Kavajës, Parid Cara rezulton një gjobë në Itali prej 800 euro në 2005 për shkelje të Kodit Rrugor.
Lista e kryetarëve vendorë nis me kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i hetuar në 2010-2011 në Itali për trafik droge, i liruar më pas me kërkesë të prokurorit. Po në Itali është ndaluar në 1996 për një vepër penale që nuk i kujtohet.
Adriatik Zotaj, i dënuar me 3 vite në 1996 për shkelje të Kodit Rrugor, në 2001 është dënuar me 10 muaj për kundërshtim të punonjësit të policisë, si dhe me 1 vit burg në 2002.
Xhelal Mziu i Kamzës është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për shpërdorim detyre në 2015 dhe i shpallur i pafajshëm në 2016.
Kryetari demokrat i Mallakastrës, Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet dhe 200 euro gjobë në Itali në vitin 2003, për një vepër penale që nuk përcaktohet.
Listën e mbyll Elvis Roshi, dy herë kryetar i Bashkisë së Kavajës. Ai është dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale, ndërkohë që është hetuar 2 vjet më vonë në Gjermani për një vepër penale që deklaron se nuk e mban mend. Po ashtu, ai është ndaluar për goditje për shkak të detyrës në mars 2013, por është shpallur i pafajshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame