LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet drejtori i Werderit, Baumann: Rashica qëndron me ne

Deklarohet drejtori i Werderit, Baumann: Rashica qëndron me ne

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të largohet në këtë afat kalimtar.

Afati i transferimeve në Bundesligë përfundoi në ora 18:00, derisa reprezentuesi i Kosovës kërkohej nga shumë klube.

Baumann deklaroi se Rashica kishte kontakte me disa klube, mirëpo që asnjëherë nuk kishin pranuar shumën që kërkonin.


“Në ditët e fundit kishte shumë klube të interesuara si brenda ashtu edhe jashtë”, ka thënë drejtori sportiv i skuadrës gjermane.

“Kishte bisedime të avancuara, mirëpo nuk dëshironim të shisnim lojtarin nën shumën tonë. Ishin bisedime të komplikuara”.

“Në fund, nuk kishte marrëveshje dhe Rashica është dhe do të mbetet lojtar i yni”, ka shtuar më tej Baumann. /Telegrafi/