LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Haki Abazit, letra e presidentit Joe Biden dhe parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës – top lajmet e javës

Deklaratat e Haki Abazit, letra e presidentit Joe Biden dhe parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës – top lajmet e javës

Deklarata e deputetit Haki Abazi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me shkarkimin e tij, zhvillimet në LVV dhe çështjen e Astrit Deharit, letra e presidentit Joe Biden dhe parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në 15 vjetorin e pavarësisë kanë shënuar javën që po lëmë pas.

Abazi në një konferencë për media këtë javë foli për shkarkimin e tij, çështjen Dehari, derisa përmendi Dejona Mihalin si personi që kontrollon grupin parlamentar të LVV-së.

Ndërkaq, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka shkruar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjersa theksoi se mirëpret vendimin e Kosovës për të pranuar planin evropian.


Të premten, më 17 shkurt qindra qytetarë dolën në sheshet e Prishtinës për ta parë parakalimin e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Abazi: Kurti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti, unë s’kam votë kundër kësaj qeverie

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, tha të enjten se urdhri për shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë është dhënë nga kryeministri Albin Kurti, pasi i njëjti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Abazi tha më tej se përkundër këtyre nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti, transmeton Telegrafi.

“Çështja kryesore është që Kurti mendon se unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit, zoti Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Iu kam thënë në fillim e përsëris edhe sot që unë nuk jam votë kundër Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti i VV-së.

Haki Abazi, deputet i LVV-së

Ai tutje u shpreh se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti sepse nuk i ka votat.

“Grenelli nuk ekziston më, Escobari nuk është njeriu që mund të krahasohet me Grenellin. Askush nuk e ka asnjë interes racional për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Është detyrë e opozitës, por ajo nuk i ka votat”, deklaroi Abazi.

Ai thotë se lënia jashtë e aktivistëve të LVV dhe vrasja e debatit të brendshëm i ka kushtuar LVV-së në humbje të zgjedhjeve lokale.

Abazi thotë se Kosova ka dështuar edhe në diplomaci derisa sipas tij tensionimi i raporteve me SHBA është real.

“Shpeshherë nuk më është dhënë fjala në parlament dhe unë jam detyruar të protestojë në forma të ndryshme. Nga shkurti i vitit të kaluar kam iniciuar formimin e Komisionit hetimor për privatizim por kjo iniciativë është bllokuar nga Dejona Mihali. Ajo është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së”.

Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim
Lexo po ashtu Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim

“Nuk do të largohem nga Grupi Parlamentar i LVV-së. E thash në fillim që nuk kam votë kundër e as dalje nga LVV-ja. Nuk kam asnjë agjendë prapa, në kuptimin që do të kem dalje në partitë e tjera. Kjo është e kotë”.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar nga prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ka thënë Abazi, raporton Telegrafi.

Po ashtu Abazi pyeti se si është e mundur që të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti mos të thotë asnjë gjë.

Biden letër urimi Osmanit për Ditën e Pavarësisë: Mirëpresim miratimin tuaj ndaj propozimit të BE-së me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar planin evropian.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden në letrën e tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidentja Vjosa Osmani

Ndër të tjera,  Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

Sekretari amerikan uron Kosovën për 15-vjetorin e pavarësisë, flet për dialogun dhe njohjen reciproket (letra e plotë)
Lexo po ashtu Sekretari amerikan uron Kosovën për 15-vjetorin e pavarësisë, flet për dialogun dhe njohjen reciproket (letra e plotë)

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.

Parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në tri sheshet e Prishtinës 

Qindra qytetarë kanë dalë të premten në sheshet e kryeqytetit për të shënuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe për të parë nga afër parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës.

Me duartrokitje të qytetarëve dhe nën tingujt e orkestrës së FSK-së, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës parakaluan me njësitet e saj.

Ndërkaq, në ceremoninë qendrore të parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Ushtria e Kosovës është krenaria e shtetit.

Parakalimi i trupave të FSK-së në 15-vjetorin e pavarësisë

“Në 15-vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, Republikës së Kosovës, kujtojmë me respekt të thellë sakrificën e të gjithë atyre që luftuan trimërisht e ranë heroikisht për ta siguruar lirinë tonë dhe për ta bërë të mundshme një Kosovë demokratike ku të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Jo rastësisht, trupat e ushtrisë sonë, Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës do të parakalojnë sot në tri sheshe emblematike, të cilat përmbledhin dhe gërshetojnë një pjesë të madhe të historisë sonë.

Trupa të valltarëve e atmosferë në shesh, qytetarët festojnë 15-vjetorin e pavarësisë
Lexo po ashtu Trupa të valltarëve e atmosferë në shesh, qytetarët festojnë 15-vjetorin e pavarësisë

Do të fillojnë nga sheshi ‘Ibrahim Rugova’, do të vazhdojnë nëpër sheshin ‘Nëna Terezë’, e do të kthehen këtu tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’, e pas nderimit ndaj 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, kuadratet e tyre do të kthehen në kazermën, e cila mban emrin e ikonës së luftës sonë çlirimtare, komandantit legjendar Adem Jashari”, tha presidentja Osmani.

Ajo tha më tej se Republika jonë mbanë vulën e sakrificës së tre mijë dëshmorëve të UÇK-së të cilët u udhëhoqën nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Parakalimi i Policisë së Kosovës në 15-vjetorin e pavarësisë

“Kuadratet e ushtrisë, të cilat sot parakalojnë para nesh së bashku me Policinë e Kosovës janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë të re dhe ndërlidhja e dy periudhave historike, të cilat i dhanë udhë lirisë sonë, shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Sikurse ushtria jonë që dëshmohet e na bën krenarë çdoherë, edhe Policia e Kosovës, e cila së fundi u përballë me angazhim të shtuar nga zhvillimet në veri të vendit ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin, por mbi të gjitha për ta ruajtur sovranitetin në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Këta vajza e djem, janë pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kthyen dhe mbrojtën dinjitetin e popullit tonë… Si shoqëri dhe si shtet i detyrohemi ushtarëve tanë e policisë sonë si dhe sakrificës së tyre. Ata janë mishërim i vetëmohimit dhe i shërbimit”, tha ndër të tjera Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori