Deklarata e Armend Mujës i tejkalon kompetencat e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe i “hedh benzinë zjarrit” në veri të vendit, thonë njohës të çështjeve ligjore dhe të proceseve politike në Kosovë.
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkroi në profilin e tij në Facebook më 22 dhjetor se në Mitrovicë ekzistojnë “disa grupe kriminale” që, sipas tij, “sfidojnë edhe qytetarët e Kosovës, edhe shtetin e Kosovës”.
Përveç tyre, Muja përmendi me emra edhe disa individë, për të cilët tha se qëndrojnë prapa barrikadave të ngritura në veri, dhe shtoi se do të rekomandonte “arrestimin e tyre”.
Ai, po ashtu, tha se në Kosovë “nuk ka lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen”, ashtu “siç propagandon Serbia”.
Zyrtarë në Serbi, ashtu si edhe ata të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – pretendojnë se Kosova ka “lista sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, por nuk sjellin ndonjë provë për to.
Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i hodhën poshtë këto deklarime.
Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje të kontaktojë deputetin Muja, për të marrë një koment lidhur me shkrimin e tij, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve përmes telefonit.
Deklaratë jashtë kompetencave të deputetit
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se Beogradi zyrtar, përmes metodave të ndryshme është duke e destabilizuar situatën në veri të Kosovës. Por, sipas tij, pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe ato duhet të veprojnë sipas hierarkisë.
“Në asnjë rrethanë, nuk guxohet që politikanët të etiketojnë persona të caktuar, si persona që duhet të arrestohen apo të ndiqen penalisht. Kjo kompetencë, ky autorizim u takon vetëm institucioneve që kanë mandat ligjor. Kjo lë hapësirë dhe mundësi për keqkuptime, për keqinterpretime, qoftë nga pala serbe, qoftë nga shtetet, të cilat nuk është se janë mike të Republikës së Kosovës. Ky është një veprim amator, i cili nuk do të duhej të ndodhte”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.
Njohësi i proceseve politike, Artan Muhaxhiri, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se postimi i deputetit Muja nënkupton “naivitet politik”, i cili, sipas tij, “buron nga populizmi”.
Në aspektin institucional, thotë Muhaxhiri, deklarata e tillë nuk do të duhej të bëhej fare, sepse është përtej kompetencave të deputetit.
“Ajo që është evidente, është se kjo deklaratë është populiste, tenton t’i bishtnojë rrugës institucionale, që do të duhej të ishte përmes prokurorisë dhe përmes institucioneve tjera të sigurisë. Mirëpo, [ai] vetëm vendos në publik një listë, e cila mund të keqpërdoret, nëse, eventualisht, atyre personave të apostrofuar u ndodh diçka. Pra, kjo nuk është mënyra e duhur, me të cilën trajtohet kriza në veri”, thotë Muhaxhiri.
Radio Evropa e Lirë pyeti Prokurorinë e Kosovës se a ka informacione për veprimtarinë e personave që përmend Muja dhe nëse do të kontaktojë vetë deputetin për të marrë informacione mbi pretendimet e tij. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Reagimet e zyrtarëve serbë
Pas shkrimit të Mujës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se nuk është asgjë e re se “Prishtina po bën listën e serbëve për arrestim” dhe se “i vetmi ndryshim është se këtë herë e ka bërë publike, edhe pse zyrtarisht e ka mohuar”.
“Dënoj ashpër përndjekjen dhe shënjestrimin e të gjithë personave nga lista e përmendur, por edhe të gjithë personave të tjerë që nuk janë të kombësisë shqiptare dhe që nuk mund t’i realizojnë as të drejtat më elementare të njeriut në Kosovë e Metohi”, tha Bërnabiq.
Ndaj shkrimit të deputetit Muja reagoi edhe Lista Serbe, e cila tha se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje “ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova”.
Në këtë kontekst, thotë Miftaraj, deklarata e deputetit Muja “i ka hedhur benzinë zjarrit”.
Ai thotë se Muja, si deputet, ka imunitet nga ndjekja penale, por se në rastin konkret, sipas tij, ai do të duhej të jepte sqarime në Prokurori.
“Nëse i njëjti [Muja] ka informata të tilla, në një shtet normal do të duhej që Prokuroria Speciale ta ftonte në intervistë dhe ai t’i ofrojë dëshmitë, të cilat ai i ofron në postimin [në Facebook]. Nëse ato nuk mund t’i mbështesë me fakte, atëherë sigurisht që Prokuroria mund ta konsiderojë këtë si një lajmërim të rremë, që ka shkaktuar pasoja juridike”, thotë Miftaraj.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, bënë disa herë thirrje që tensionet në veri të Kosovës të zgjidhen me dialog.
Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato.
KFOR nuk iu përgjigj interesimit të REL-it nëse planifikon ndonjë aksion në veri.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se barrikadat do të largohen kur të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Prishtina zyrtare e kundërshton. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame