“Déjà vu” përshkruan ndjenjën e individit i cili është dëshmitar i një skene ose përjeton një situatë të ngjashme nga ajo prezente.
Dr. Bujar Berisha
Psikiatër me qasje psikoterapeutike
tel: 045 640 656
“Më duket se kam qenë në këtë vend, këtë moment tashmë e kam përjetuar, këtë njeri tashmë e kam parë…”. Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë të çuditshme. Lojë e memories? Vjen nga pavetëdija, apo emocionet? Si shpjegohen këto përshtypje kalimtare?
Kur dy persona tregojnë një ngjarje të njëjtë, konstatojmë që nuk mund të kujtohen detajet e njëjtat të ngjarjes duke u përshkruar ndryshe nga të dyja palët, ngase është memorizuar ndryshe. Të dy bashkëfolësit janë të bindur që kujtimet e tyre janë më afër realitetit në krahasim me tjetrin.
Fenomeni ‘deja vu’ në të kundërtën është eksperiencë krejtësisht personale dhe impresionuese. Konsiston për ta dëshmuar ndjenjën e çuditshme të një ngjarjeje ose situate që është duke u përjetuar për herë të parë, është shumë e familjarizuar ose e përjetuar me parë.
Një drekë shoqërie dhe papritmas krijohet përshtypja si të kishim jetuar tashmë këtë skenë dhe pothuajse e njohim çdo detaj. Por çfarë do të kishim bërë kur ndjenja ‘deja vu’ paraqitet në një vend krejtësisht të panjohur dhe me njerëz të panjohur?
Vendi, njerëzit, ngjarjet na duken të familjarizuara. Sensacion i çuditshëm! Kemi një përzierje emocionesh; befasia, hezitimi, ndjenja e frikës, kurioziteti na kaplojnë…një mendim për magji apo të kalimit në kohë ose për të parë ardhmërinë ose edhe diçka paranormale po ndodh, sikur po kapërcejmë nëpër kohë për të parë të ardhmen ose përjetuar të kaluarën. Për disa sekonda të kaluara na bëhet e njohur e tashmja e pasigurt, ndërsa e ardhmja misterioze.
Ç’po ndodh! Shumë njerëz dëshmojnë për këto ndryshime dhe, afërsisht 7 në 10 persona, preken nga ky fenomen që nuk mund ta harrojnë lehtë. Pyetjet e shumta të bëra kanë zgjuar kureshtjen e shumë filozofëve, psikologëve e mjekëve që nga antikiteti e në ditët e sotme për të gjetur një përgjigje të fenomenit misterioz.
Filozofët antikë, platonistët dhe pitagoristët e shihnin këtë fenomen si kujtim i jetës së mëparshme. Stoicistët e shihnin si rikthim nga jeta e amshuar, ndërsa, Aristoti, i njohur me idetë e tija praktike mbronte idenë për një çrregullim të lehtë psikik. Në Mesjetë, kisha dyshonte në këtë përshtypje të çuditshme dhe ia atribuonte djallit. Disa vizionarë (falltorë) përmes këtij fenomeni shohin ekzistencën e një jete tjetër që lidhet me shëtitjet në kohë apo edhe me ringjalljen.
Psikanalistët mendojnë që ‘deja vu’ manifeston dëshirën për të përsëritur një eksperiencë të kaluar, por kësaj radhe me një përshtypje pozitive. Të tjerë mendojnë se ky fenomen është kujtim i ëndrrës paralajmëruese. Aktualisht mendohet se neuropsikologjia jep përgjigjen më të saktë.
Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate të përjetuar. P.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.
Ky shpjegim mund të jetë më pak atraktiv krahasuar me ëndrrat paralajmëruese apo me kalimet në kohë, gjë që shpjegon se truri njerëzor është organ i mrekullueshëm dhe plot surpriza.
Kërkimet në shkencat kognitive janë shumëfishuar me qëllim të kuptimit sa më praktik të fenomenit ‘deja vu’. Eksperienca e ‘deja vu’ do te rezultonte nga takimi i një ëndrre të harruar dhe një situate të përjetuar reale. Lidhjet eventuale në mes elementeve që vijnë nga ëndrra dhe kontekstit real do të jepnin përshtypjen e fenomenit.
Truri ka kapacitete të determinojë në mënyrë të pavetëdijshme për një kohë të shkurtër se çfarëdo që ndodh në rrethin e personit do të përputhej me eksperiencat tashmë të përjetuara. Këto kapacitete kanë për funksion që t’i lejojnë personit të përcaktoj nëse situata e përjetuar tashmë ka ekzistuar apo jo, ose ka qenë përjetuar nga paraardhësit tanë për të reaguar në një rrezik eventual.
Zona parahipokampe e trurit është burimi i ndjenjave të përjetuara nga një përshtypje e fenomenit ‘deja vu’. Parahipokampi funksionon zakonisht si plotësues i hipokampit, i cili është selia e memories dhe determinon përputhshmëritë mes përvojës së fenomenit të përjetuar në situatën aktuale.
Pra, fenomeni ‘deja vu’ përjetohet nga funksionimi i parahipokampit duke mos hyrë në funksion hipokampi. Do të thotë, parahipokampi e zëvendëson hipokampin vetëm në situata të veçanta karakteristike siç është ‘deja vu’. Kjo ndodh më së shpeshti tek personat që vuajnë nga epilepsia, gjithashtu është vërejtur edhe tek personat e stresuar dhe në lodhje, gjë që tregon se origjina e fenomenit ‘deja vu’ është shumë faktoriale.
Termi ‘deja vu’ është përdorur nga Emile Boirac (1851-1917) në librin e tij “E ardhmja e Shkencave Psikike”(L’Avenir des Sciences Psychiques).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe