LAJMI I FUNDIT:

I dehur hyn në stacionin policor në Pejë dhe kanos zyrtarët

I dehur hyn në stacionin policor në Pejë dhe kanos zyrtarët
Foto: Ilustrim

Një person nën ndikimin e alkoolit ka shkuar në stacionin policor në Pejë dhe fillimisht i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare e pastaj edhe i ka kanosur edhe tre zyrtarë policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.37 promila.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka shkuar në Stacion Policor në Pejë, fillimisht i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare e pastaj edhe i ka kanosur tre viktima meshkuj kosovarë zyrtarë policorë. I dyshuarin ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.37 promila”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori