LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi Einxhel për nënën e saj: Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës

Dedikimi Einxhel për nënën e saj: Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës
(Foto: Instagram/einxhel_shkira)

Moderatorja Einxhel Shkira i ka dedikuar disa rreshta prekës nënës për ditën e saj të lindjes.

Teksa e uron për një jetë të gjatë e të lumtur, ajo i njoftoi ndjekësit e saj se nëna është më mirë nga ana shëndetësore dhe “ilaçi ka qenë lumturia”.

Einxhel thotë se nëna e saj është gruaja më e lumtur në botë që ditëlindjen tjetër do e festojë me nipin në krahë, por i ka ‘premtuar’ edhe një mbesë.


“Vjet dëshira e saj për ditëlindje ishte të hyja në ‘BBV’ pa e ditur se ai ‘qiri’ do i plotësonte më shumë se thjesht një dëshirë. Tashmë të njohin të gjithë dhe të adhurojnë pavarësisht se nuk të kanë takuar kurrë!”.

(Foto: Instagram/einxhel_shkira)

“Të duan aq shumë sa unë emocionohem kur vijnë me vrap kudo që më shohin thjesht të më pyesin ‘Si është mami Lola?’ Për të gjithë ata që nuk më kanë takuar dot, por më shkruajnë shpesh për ty, dua t’ju them që edhe pse sot është hera e fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen, ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dashtë Zoti, do e festoj me nipin e saj në krahë”.

“Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës për të! Shpresoj që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë, por të gjithë mirësinë e shpirtit tënd. Të duam shumë, unë, bebi dhe Dagz”, shkroi Einxhel në Instagram, citon Top Channel.

Ndryshe, Einxhel dhe Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë i cili është djalë. Çifti e nisi romancën brenda shtëpisë së Big Brother dhe fryti i dashurisë së tyre do të vijë në jetë së shpejti.

(Foto: Instagram/einxhel_shkira)

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori