Deda e quan shkelje flagrante të Kushtetutës arrestimin e shtetasve turq, paralajmëron pasoja
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka folur rreth arrestimit të sotëm të drejtuesve të kolegjit "Mehmet Akif".
Deda ka thënë se arrestimi dhe deportimi i "gulenistëve" është shkelje flagrante e Kushtetuës së Kosovës dhe se kjo do të ketë pasoja.
"Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës - direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë. Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.
Shihni tash - ndër të tjera - pasojat për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës", ka shkruar Deda në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































