Deda e quan kontradiktor projektligjin për demarkacion

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se qeveria e ka sjellë në Kuvend projektligjin kontradiktor për ratifikim.
Sipas Dedës ky projektligj është kontradiktor sepse përmban marrëveshjen e vitit 2015, raportin e Shpejtim Bulliqit dhe deklaratën e dy presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi.
"Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim", ka shkruar Deda në Facebook.
Postimi i plotë:Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban: 1. Marrëveshjen e 2015; 2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe 3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shtetet, që e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëveshja për demarkacion e 2015 është bërë gabim në këto dy pika). Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim. A jeni more në tokë të bukës? /Telegrafi/




















































