DECATHLON ka hapur sot zyrtarisht dyqanin e tij të parë në Kosovë, në Prishtina Mall, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të sportit dhe retail-it në vend.

Që në orët e para të mëngjesit, një numër i madh vizitorësh, sportdashësish dhe përfaqësuesish të komunitetit janë mbledhur për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila shënon ardhjen e një prej brendeve më të mëdha globale në industrinë e pajisjeve sportive. Interesimi i lartë dhe atmosfera dinamike gjatë hapjes reflektojnë pritjen e madhe që ka shoqëruar hyrjen e këtij brendi në tregun kosovar.


Dyqani shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 3,000 m² dhe ofron një gamë të gjerë produktesh për mbi 70 disiplina sportive. Oferta përfshin sporte individuale dhe ekipore, aktivitete të fitness-it dhe mirëqenies, si dhe aktivitete në natyrë dhe sporte sezonale, të organizuara për të përmbushur nevojat e çdo moshe dhe niveli përvoje.

Përtej një investimi të ri në treg, hyrja e DECATHLON në Kosovë e vendos vendin në hartën e zgjerimit të këtij brendi global, duke theksuar potencialin e tregut lokal dhe rëndësinë e tij në nivel rajonal si dhe me synimin të inkurajojë pjesëmarrjen në aktivitete fizike dhe të promovojë një stil jetese më aktiv dhe më të shëndetshëm.

Në ditët në vijim, DECATHLON do të vazhdojë të angazhohet me komunitetin përmes aktiviteteve dhe eksperiencave të ndryshme, duke e afruar sportin më shumë me qytetarët.

Kjo hapje shënon fillimin e një prezence afatgjatë në Kosovë, me synimin për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme me konsumatorët dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të sportit në vend.