LAJMI I FUNDIT:

Debat mbi Ligjin për Prokurorinë Publike, do të diskutohet për shkarkimin e Katica Jaenvës

Debat mbi Ligjin për Prokurorinë Publike, do të diskutohet për shkarkimin e Katica Jaenvës
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Nga dita e hënë pritet të vazhdojë debati kuvendar për Ligjin për Prokurorinë Publike, prej të cilit rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa në procedurë kuvendare duhet të hyjë edhe raporti i shkarkimit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva.

Pushteti dhe opozita ende nuk janë pajtuar rreth Ligjit për Prokurorinë Publike ndërsa mospajtim kryesor mbetet statusi i lëndëve të PSP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Partia maqedonase në pushtet, LSDM është optimiste dhe shpreson se do të sigurohen dy të tretat e nevojshme. Sipas tyre, zgjidhja më e mirë është që ky ligj të votohet me konsensus në Kuvend e që sipas tyre duhet të mbahet më 10 shtator.


LSDM-ja deklarohet se nëse nuk ka marrëveshje atëherë Këshilli i Prokurorëve Publikë në pajtim me ligjin duhet të caktojë ushtrues detyre në kryes të PSP-së.

Fati i PSP-së ende nuk dihet edhe pas nisjes së procedurës për shkarkimin e Katica Janevës. Këshilli i Prokurorëve Publikë tashmë e ka dorëzuar raportin për shkarkimin e saj në Kuvend.

Sipas procedurës kuvendare, kryetari i Komisionit kuvendar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski duhet të caktojë seancë ku vendoset për shkarkimin e Janevës.

Dimovski dje deklaroi se pasi ta marr raportin do të fillojë menjëherë për ta përshpejtuar procedurën.

Vendimi eventual i Kuvendit për shkarkimin e Janevës sipas procedurës, përsëri duhet të jetë para Këshillit të Prokurorëve Publikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori