LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër për Onkologjikun në Kuvend, Ministrja Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni; Shehaj: Ju edhe doni të vidhni dhe të mos ju themi hajdut

Debat i ashpër për Onkologjikun në Kuvend, Ministrja Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni; Shehaj: Ju edhe doni të vidhni dhe të mos ju themi hajdut

Deputeti i opozitës Agron Shehaj debatoi sot ashpër me Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu në interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar lidhur me skandalin tek Spitali i Onkologjikut.

Ministrja Koçiu vuri në dukje se i përgjigjet çdo shqetësimi qytetar. Sa i përket shpërthimit të Shehajt se Ministrja është e pandjeshme ndaj qytetarëve, Koçiu thekson se deputeti po bën politikë me fatkeqësinë e të tjerëve.

Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.


Shehaj: Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh. Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.’ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori