LAJMI I FUNDIT:

De Gea pranon një ulje të madhe page për të qëndruar te Man Utd

De Gea pranon një ulje të madhe page për të qëndruar te Man Utd

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea do të nënshkruajë një marrëveshje të re me gjigantët anglezë.

Spanjolli, i cili ka qenë në United për më shumë se një dekadë, do të bjerë dakord për kushte të reja në javët e ardhshme.

Sipas mediumit ESPN dhe burimeve të tjera, De Gea do të duhet të pranojë një zbritje të konsiderueshme page për të rënë dakord me kontratën e re.


Nga De Bruyne te De Gea dhe Salah – Zbulohet lista me lojtarin më të paguar të secilës skuadër në Ligën Premier 
Lexo po ashtu Nga De Bruyne te De Gea dhe Salah – Zbulohet lista me lojtarin më të paguar të secilës skuadër në Ligën Premier 

Marrëveshja e tij aktuale përfundon në fund të sezonit, e cila i jep atij 375 mijë funtesh apo 425 mijë euro në javë.

Unitedi do ta mbajë pagën e tij në një nivel shumë më modest, ndërsa do të përfshijë edhe më shumë klauzola të lidhura me performancën.

Një marrëveshje e tillë do të siguronte që De Gea të qëndrojë në United për pjesën e mbetur të karrierës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori