Manchester United ka kaluar në finalen e madhe të Kupës FA, vetëm pas ekzekutimit të penalltive në gjysmëfinale ndaj Brighton.
E në finale United do të përballet me rivalin lokal Manchester City, ku do të tentojnë ta fitojnë këtë trofe.
Më meritori për këtë fitore të Djajve të Kuq padyshim se ishte David De Gea duke pritur penalltinë, por edhe duke bërë shumë pritje gjatë 120 minutave.
Portieri spanjoll ka folur për finalen, duke thënë se kanë kapacitet ta mposhtin rivalin lokal në finalen e madhe të Wembleyt.
“Ishte një ndeshje e vështirë përballë Brighton, përballë kishim një skuadër shumë të mirë. Ishim përgatitur edhe për penalltitë dhe u mundova t’i ushtroja pak presion gjuajtësve të Brighton. Ne nga ana tjetër ishim perfekt”.
“Siguruam një tjetër finale pas asaj në Kupën e Ligës, edhe pse tani duhet të përqëndrohemi pak tek ndeshja e kampionatit me Tottenham. Ka kohë për finalen dhe jam i sigurt se ndaj Cityt do të jetë një ndeshje e madhe. Ata janë një prej skuadrave më të mira në Evropë, por në këtë sezon kemi treguar se dimë si t’i mposhtim”.
“Në këtë sezon e kemi fituar një trofe, do të mundohemi të marrim një tjetër dhe duhet të sigurojmë një vend mes katër më të mirave të kampionatit. Sigurisht, nuk është mjaftueshëm për një klub si United, por jemi përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar. Kemi ndeshje të mëdha përpara dhe duhet të jemi gati”, tha De Gea.
Kujtojmë që Djajtë e Kuq tanimë kanë fituar Carabao Cup dhe synojnë ta bëjnë të njëjtën gjë në Kupën FA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit

Conceicao do të japë dorëheqje nëse fiton Kupën e Italisë me Milanin

Trent Alexander-Arnold thyen heshtjen pasi fitoi Ligën Premier me Liverpoolin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm