Anësori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka komentuar formën e mirë të skuadrës së Pep Guardiolas këtë sezon.

Belgu ka thënë se ata janë të pamposhtur pasi krijojnë shumë shanse për të shënuar.


GettyImages 844806894 Foto: Getty Images

“Mendoj se ne dalim në fushë duke ditur se do krijojmë shanse, për aq sa e bëjmë atë ne gjithmonë do shënojmë gola. Kjo pasi kemi lojtarë që mund të shënojnë gola me sy mbyllur. Pra, kemi shanse për të fituar”.

“Të pamposhtur? Është shumë e vështirë, çdo ndeshje është e tillë dhe duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet. Me Ligën e Kampionëve dhe ndeshjet e kupave, do jetë një ndeshje që ndoshta do e humbim”, ka thënë De Bruyne.

Man City renditët në vendin e parë me 28 pikë nga dhjetë takime.

Ata kanë nëntë fitore dhe një barazim, ndërsa ndeshja e ardhshme është ndaj Arsenalit.

De Bruyne këtë sezon ka shënuar vetëm një gol, por ka arritur të bëjë gjashtë asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app