LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Izraeli më të fortë se ne, duhet të japim maksimumin

De Biasi: Izraeli më të fortë se ne, duhet të japim maksimumin

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në konferencën për media pasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit.

Tekniku ka thënë që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi Izraeli ka një skuadër të mirë.

De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent (Foto)
Lexo po ashtu De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent (Foto)

“Bëmë një mrekulli duke u kualifikuar direkt në Evropian, të shpresojmë që kjo ndodh edhe tani. Kemi vetëm një ndeshje tani dhe duhet të bëjmë maksimumin ndaj Izraelit, të cilët kanë një skuadër me provojë dhe ndoshta janë më të fortë se ne”.


“Kaçe nuk është për arsye teknike, kam preferuar lojtarë tjerë. Më vjen keq që Lenjenani dhe Cikalleshi nuk luajnë, shpresoj te ndërrojnë skuadër gjatë janarit”.

“Të gjithë kanë dëshirë që të kualifikohemi në Botëror, por duhet të jemi të përmbajtshëm. Kemi nevojë për kontributin e të gjithëve, duhet të shpresojmë dhe të punojmë  deri në fund”.

“Zgjedhjet e mia janë në përshtatshmëri me grupin. Në listë janë edhe Strakosha e Manaj dhe këtu mund të shikohet edhe puna e mirë që po bëhet te U21”.

“Kam respekt për kundërshtarin, pasi të respektosh kundërshtarin është një fillim i mirë. Duke analizuar me detaje të gjithë kundërshtarët dhe ne bëjmë strategjinë, por ajo mund të ndryshon me rrjedhën e lojës”.

“Gashi? Është zgjedhje e momentit dhe nuk është zgjedhje përfundimtare. Një tjetër problem është edhe distanca e madhe nga Amerika në Shqipëri, por po e them është vetëm zgjedhje momentale dhe i ka dyert e hapura për të ardhmen”, ka thënë De Biasi. /Telegrafi/

 

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori