Kush është dashuria e fundit? Po mashkulli më seksi? Pse e dëshiron një fustan të bardhë? Kush t’ia ketë dhuruar një buqetë gjigande me lule natyrale. Të gjitha këto dhe shumë të tjera Elvana Gjata i ka zbuluar për shtojcën e gazetës Koha Jonë, "Koha VIP".
Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjë recetë sekrete?
Elvana: Atë që kanë të gjitha vajzat, të qenurit origjinale dhe e thjeshtë.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Elvana: Bëj çmos që të mos vonohem kur lë ndonjë takim.
Po më i keqi?
Elvana: Që vonohem gjithmonë.
Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Elvana: Pa rimelin.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Elvana: Vathët më pëlqejnë shumë dhe janë aksesorët që përdor më shumë, pa harruar një orë që nuk e heq nga dora, pasi është dhuratë nga motra ime, e cila ndodhet larg.
Cilat janë ikonat e tua të modës?
Elvana: Versace, Chanel, Elie Saab etj.
Cila është modelja jote e preferuar?
Elvana: Janë dy , Naomi Campbell dhe Victoria Beckham.
Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?
Elvana: Tani që e mendoj asnjëherë s’më kanë thënë se të vishesh sipas qejfit tënd, dukesh më moderne…
Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
Elvana: Të shtrihesh e vdekur për gjumë dhe të përsëritësh fjalën “ju lutem më mbuloni!” (qesh).
Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cilën ngjyrë do të preferoje të ishe?
Elvana: E verdhë si flutura e majit.
Po nëse do të kishe qenë këngë?
Elvana: Do preferoja prapë të isha kënga e Florit.
Një gur i çmuar?
Elvana: Rubin.
Një stinë?
Elvana: Vera, jo vetëm se është e nxehtë, por edhe sepse është stina më e dashur për të gjithë.
Një pije?
Elvana: Verë e kuqe.
Një veshje?
Elvana: Një fustani mrekullueshëm nuseje, në mënyrë që të isha veshja më e rëndësishme në jetën e një vajze.
Një gjendje shpirtërore?
Elvana: Megjithëse zgjat shumë pak, do të doja të isha lumturi.
Një mbiemër?
Elvana: Gjata.
Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?
Elvana: Kam pasur shumë momente të lumtura dhe nuk mund të veçoj ndonjë. Mund të them që kanë pasur lidhje me familjen time dhe me muzikën.
Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?
Elvana: Përkëdhel macen, që fle me mua. Pastaj rutinën e zakonshme, higjienën personale.
Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?
Elvana: Është gjithmonë Bibla, një libër artistik dhe ndonjë ëmbëlsirë.
Cili është ushqimi yt i preferuar?
Elvana: Të them të drejtën, jam një hamëse e madhe, s’bëj naze për asgjë.
Cilat janë pushimet që do të të pëlqenin më shumë?
Elvana: Në një shtëpi në mal, në kohë dimri, me miqtë e mi më të mirë.
Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?
Elvana: Albumi i sopranos Maria Callas, pasi motra ime studion për muzikë teatri dhe kur isha e vogël më pëlqente të dëgjoja çdo gjë që më sugjeronte ajo. Gjë që vazhdoj ta bëj akoma.
A ke frikë nga plakja?
Elvana: Tani për tani jo.
Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?
Elvana: Një buqetë gjigande me lule të shumëllojshme natyrale.
Cili është shkrimtari yt i preferuar?
Elvana: Ka shumë, por tani mund të përmend Dino Buzzatin.
Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?
Elvana: Nrg band.
Po skuadra jote e zemrës cila është?
Elvana: Nuk më pëlqen shumë futbolli, por kur ka ndeshje bëj tifo për Kombëtaren tonë.
Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?
Elvana: Të këndoj, të lexoj dhe pse jo të shikoj…
Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?
Elvana: Një personazh nga tragjeditë e Shekspirit, Hamletin për shembull.
Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?
Elvana: Periudhën e Rilindjes.
Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?
Elvana: Herën e fundit.
Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?
Elvana: Ai…
Cili është defekti më i shëmtuar për një mashkull sipas teje?
Elvana: Të merret me fjalë, defekt të cilin e kanë femrat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?