A ndiheni të padukshëm? Ai nuk ju kërkon më? Gjeni se çfarë nuk duhet të harroni kurrë që të jeni gjithmonë në krye dhe të bëni për vete sërish partnerin
Sa kohë ka që nuk veshim një këmishë mëndafshi? Sa kohë kemi pa bërë një dush të nxehtë dhe aromatik para se të shkojmë në shtrat pranë tij? Nëse partneri ynë është ftohur dhe nuk po na kërkon për një kohë të gjatë, ndoshta është edhe për fajin tonë. Nuk është e nevojshme të jesh e bukur: ja dhjetë sugjerime për t’u bërë absolutisht të papërmbajtshme.
Në rregull: Jemi shumë të lodhur, gjithmonë kemi një milion gjëra për të bërë dhe kujdesi për pamjen tonë për t’u bërë dukur seksi dhe simpatike kohët e fundit është në fund të listës së gjërave për të bërë. Sidoqoftë, pasojat për çiftin mund të ndjehen dhe së paku ai mund të fillojë të largohet.
Atëherë ja se si të kthehemi në rrugën e duhur dhe të rifitojmë partnerin tonë përpara se marrëdhënia të shkatërrohet.
Në siguri të plotë: Të mos jesh më e kujdesshme për pamjen, mund të shkaktojë pak ankth. Duke filluar të jemi të sigurta në vetvete, është mënyra më e mirë për të rënë në sy. Barku brenda dhe gjoksi jashtë, thonin gjyshet: pra, forcë dhe kurajë. Le të bëhemi protagonistët e jetës sonë (dhe të jetës së tij).
Kënaqësi, jam unë: Për të mos u ndier në siklet me një veshje më tërheqëse, duhet të jemi më në harmoni me trupin tonë. Për të mos u dukur si një thes me patate edhe në veshje super sexy, ne do të duhet të ndjehemi të lirshme dhe rehat. Të frekuentosh palestrën dhe të mbështetesh nga shoqet do të jetë një fillim shumë i mirë.
Vlerësojeni veten gjithmonë: Secila prej nesh ka pikën e saj të fortë, së cilës i referohet. Qofshin flokët, gjinjtë apo sytë tuaj, kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që të theksojmë atë që duket sikur është kryesore, për të rimarrë besimin te vetja dhe për ta vënë atë në pah edhe tek ata që duket se e kanë harruar. Më mirë forconi kujtesën, nuk i dihet kurrë!
Qesh se të kalon!: Të dish se si të jesh argëtuese dhe të bësh shaka, jo vetëm që ndihmon për të afruar çiftin, por forcon dhe anën seksuale. Kush nuk mbetet i hipnotizuar nga ata që janë argëtues dhe që përçojnë alegri? Pak humor i mirë është një përbërës i shkëlqyer për një mirëkuptim perfekt në çift.
Sex bombë: Ok, jo të gjitha ndjehemi si Jessica Rabbit, por nganjëherë mjafton një dekolte për të ndezur imagjinatën! Pra, nëse duam të marrim vëmendjen që meritojmë, e ftojmë atë të darkojë dhe gjejmë një veshje të mahnitshme: veshje elegante, taka 12 dhe të brendshme në lartësinë e situatës. Nuk duhet shumë për të kuptuar se si do të shkojë…
Pa vela!: Kurrë nuk kemi kohë për veten tonë dhe madje edhe dushin e bëjmë me nxitim për shkak të një mijë angazhimeve të ditës. Në vend të kësaj, le të përpiqemi t’i lejojmë vetes disa minuta për të parë njëri-tjetrin dhe të shohim vërtet njëri-tjetrin në pasqyrë: nuk jemi aq keq. Le të përpiqemi ta shohim veten në një perspektivë sexy dhe të jemi krenarë për atë që jemi. Vetëbesimi do të jetë aleat i mirë kur, pas puthjes së natës së mirë, ne do t’ia kushtojmë veten partnerit tonë për një intimitet plot pasion.
Kujdesuni për veten: Një herë ju mund ta bëni atë. Prenotojmë një seancë tek estetitja pastaj te parukierja. Le ta lëmë gjysmë dite për të përkëdhelur dhe për të rritur vetëvlerësimin tonë përtej çdo pritjeje. Kur ne ndjehemi pak më shumë Belen në vend të Maga Magò, ne mendojmë se mund të bëjmë gjithçka me një fuqi thuajse mbinatyrore. Kur ne jemi në krye, ana seksuale nuk ngelet pas: partneri ynë do të befasohet dhe gjithashtu do të kënaqet, sepse në fund të fundit jemi e tij. Pse të heqim dorë nga kjo ndjesi e këndshme?
Këtë herë më takon mua!: Mjafton të jeni në dispozicion. Gjithkush pëlqen të ndihet i dëshiruar, madje edhe te partneri ynë. Herë pas here e marrim ne iniciativën dhe jo vetëm midis çarçafëve: ne rezervojmë një restorant, organizojmë një fundjavë, blejmë një biletë për teatër. Pa e befasuar atë me efekte speciale, ne thjesht e bëjmë atë të ndihet i përkëdhelur dhe i magjepsur nga grinta jonë. Mund të zbulojmë madje se mbajtja e frenave nuk është aq e keqe ..
“Gozhdë” e fiksuar: Burrat, ne e dimë, kanë “gozhdën” e famshme fikse. Tani, të mendosh për seksin nuk është një privilegj ekskluziv mashkullor. Të imagjinosh rreth situatave ose lojtarëve imagjinarë mund të jetë shumë emocionuese dhe të na bëjë shumë më sexy, sepse ai do ta perceptojë dëshirën.
Si një magnet: Për të qenë tërheqëse nga ana e tij, duhet të keni pamjen e duhur, qëndrimin e duhur dhe vetëvlerësimin më në fund mbi zero: dhe ja ku jemi! Është koha për të dhënë ndjeshmëri të lirë për sensualitetin tonë që ai të na japë vëmendjen që meritojmë. Në fund të fundit, tani që jemi patjetër më sensualë, nuk mund të jemi të padukshëm në sytë e të tjerëve. Kush ka veshë për ta kuptuar…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos