Specialistët janë të një mendjeje: dashuria ka më shumë nevojë për kohë. Në një botë që ecën me shpejtësi, edhe çastet e dashurisë janë të papërmbajtshëm. Por t’i kushtosh vetes disa çaste më shumë dhe të braktisesh në krahët e slow-sex, mund të shpëtojë çiftet në krizë.
“E bëjmë ndryshe?”! Do të ishte rasti që këtu t’i thuhej partnerit “Do ta bëjmë ngadalë?”. Përkundrazi, akoma më mirë do të ishte nëse të merrnit një ditë pushim ose dhe gjatë fundjavës, dhe ta kaloni vetëm në shtrat me partnerin tuaj, në një takim të gjatë dhe të ëmbël dashurie.
Kjo është receta e këshilluar nga seksologët për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e erosit të tyre, çifteve që dëshirojnë të arrijnë bashkimin e përsosur dhe atyre që duan të gjejnë veten, sepse kanë humbur rrugën. Armiku që duhet mposhtur, pengesa që nuk lejon shijimin e dashurisë dhe frytit të saj është nxitimi, mungesa e kohës, e vërtetë ose e trilluar, jeta me ritme të papërmbajtshme që jep efektin edhe në intimitet.
Shtegtimi i duhur për të arritur lumturinë seksuale dhe e një jete në çift më të kënaqshme kalon nëpërmjet puthjeve, përkëdheljeve, veprimeve paraprake shumë të gjata dhe një seksi të ngadaltë. Slow-sex, seks i ngadaltë, pikërisht.
Të gjithë i bëjnë elozhe ngadalësisë si një mënyrë e sigurtë dhe e plotë e kënaqjes seksuale. Taoja, njohja e pikës G, pozicionet janë të gjithë elementë të rëndësishëm, por nisen nga një hamendësim i pandryshueshëm: të kesh kohën e duhur për kryerjen e tyre. Pastaj, nga kjo mënyrë e të bërit dashuri ka edhe shumë të mira.
Siç shpjegojnë seksologët, dashuria e jetuar me shpejtësi të ulët i lejon femrës të arrijë nivele eksitimi psikofizik shumë të lartë dhe i jep mashkullit një kënaqësi dhe plotësim më të madh. Përkundrazi, deformimi mendor i përgjithshëm është të arrish qëllimin sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që është një tregues negativ për dashurinë. Nxitimi përherë ka si pasojë rënien e dëshirës seksuale. Antibiotiku konsiston në zgjatjen e çastit, në ngadalësi të veprimeve dhe në vetëdije të sensit të kohës.
Ja dhe rregullat për të bërë dashuri me ritme të ngadalta
* Krijoni një atmosferë të veçantë që të pajtohet me takimin tuaj. Nuk duhet të ketë asnjë element shqetësues përreth: celular, fëmijë që mund t’ju ndërpresin, vizita të papritura. Nëse në shtëpinë tuaj kjo është e pamundur, merrni një fundjavë për veten dhe “arratisuni” në ndonjë vend ku mund të jeni të qetë.
* Bëjeni takimin sa më shumë të përsosur. Nxirrni ujë, shampanjë, disa antipasta të shijshme që t’i keni sa më afër, në mënyrë që të mos detyroheni të ndërprisni thjesht për të pirë një gotë shampanjë. E njëjta gjë vlen edhe për dritën, temperaturën e dhomës dhe çdo gjë tjetër. Rehatohuni, e keni gjithë kohën për vete!
* Flisni me partnerin, dëgjojeni njëri-tjetrin, shprehni mendimet tuaja, atë që ndjeni: emocione, lumturi, ngrohtësi. Mes partnerëve nuk duhet të ketë të fshehta, duhet të qartësoni dhe sqaroni mosmarrëveshjet që janë krijuar me kohën të cilat rrezikojnë të shkatërrojnë gjithçka.
* Përgatituni për aktin e dashurisë duke u përqendruar në trupin tuaj, në ndjesitë tuaja. Rrini pa lëvizur për pak kohë, ngadalësoni frymëmarrjen dhe mbajeni sa më thellë, duke grumbulluar energjinë për të cilën keni nevojë.
* Me kalimin e kohës shpërnguleni vëmendjen nga mendja në trup dhe rrjedhimisht, nga kënaqësia. Zbrazuni nga mendimet, lërini hapësirë vetëm ndjesive fizike, nuk duhet të ekzistojë asgjë tjetër veç trupave tuaj. Raporti bëhet më sensual.
* Lëreni ritmin t’ju prijë, pa asnjë nxitim. Gabimi më i zakonshëm është të mbash një ritëm të shpejtë si në masë dhe në intensitet, por nuk është kështu.
* Lëreni ritmin t’ju prijë, pa asnjë nxitim. Gabimi i zakonshëm është kur thuhet se ritmi i shpejtë është edhe masë e intensitetit, por nuk është kështu. Shpejtësia dhe intensiteti janë dy gjëra krejt të ndryshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos