Vazhdojnë të deklarohen deputetët e Kuvendit të Kosovës në lidhje me Projektkodin Civil që parasheh lejimin e martesave mes gjinisë së njëjtë.

Së fundmi është deklaruar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi.


Ajo në Twitter ka publikuar një fotografi ku me ngjyrat e komunitetit LGBTI shënohet “Dashuria është dashuri’’.

Deputetja ka lënë të nënkuptojë se mbështetë kalimin në Kuvendin e Kosovës të këtyre ndryshimeve në Kodin Civil./Telegrafi/