LAJMI I FUNDIT:

DASH: SHBA-të përshëndesin marrëveshjen historike për çështjen e emrit, do të përforcojë sigurinë rajonale

DASH: SHBA-të përshëndesin marrëveshjen historike për çështjen e emrit, do të përforcojë sigurinë rajonale

SHBA-të i urojnë kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, dhe përgëzojnë marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe do të përforcojë sigurinë rajonale dhe zhvillimin. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras shfaqën vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një marrëveshje për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

“Jemi të gatshëm të përkrahim këtë marrëveshje, ashtu siç ishte kërkuar nga të dyja vendet”, thotë Nauert në deklaratën e saj për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.


Washingtoni shpreh falënderime ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i cili për 20 vite kërkoi mënyrë për të zgjidhur çështjen e emrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori