LAJMI I FUNDIT:

Darwin Nunez, heroi i Liverpoolit në përballjen e vështirë ndaj Brentfordit

Darwin Nunez, heroi i Liverpoolit në përballjen e vështirë ndaj Brentfordit

Liverpooli ka triumfuar 2-0 përballë Brentfordit në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Vendasit rrezikuan qysh në minutën e pestë me anë të Mikkel Damsgaard, por goditja e tij shkoi jashtë.

Rastin e parë serioz për Liverpoolin e krijoi Ryan Gravenberch (18’), por Mark Flekken bëri një pritje fantastike.


Dominik Szoboszlai provoi një goditje nga distanca në minutën e 35-të, mirëpo topi përfundoi mbi portë.

Katër minuta më vonë, Cody Gakpo lëshoi një goditje nga afërsia, por as ky nuk ishte i saktë.

45 minutat e dytë ishin edhe më të varfër, duke mos arritur të tregohet shumë nga loja e të dy skuadrave – por The Reds shënuan fare në fund.

Heroi i Liverpoolit ishte Darwin Nunez, pasi që shënoi dy gola (90+1′ dhe 90+3′), për t’ia siguruar skuadrës së tij pikët e plota.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 50 pikëve, ndërsa në xhiron e 23-të takohen me Ipswichin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori