Darmian tregon se pse Liga Premier duket 'më e shpejtë' se Serie A

Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian, ka folur para ndeshjes me Arsenali në Ligën e Kampionëve, ku u pyet edhe për shpejtësinë e lojës që zhvillohet në Ligën Premier dhe Serie A. Interi pret Arsenalin në “San Siro” të mërkurën në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve. Ka qenë trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, që ka pohuar së fundmi se problemet fizike të Federico Chiesa janë pjesërisht për shkak të intensitetit më të ulët që ka Serie A në krahasim me Ligën Premier, gjë që Darmian që ka luajtur te Man Utd u pyet për këtë pjesë.

“Ka më pak taktika, kështu që ndeshjet duken më të shpejta, por unë mendoj se Serie A është gjithashtu një ligë e vështirë”.
“Këtë e dëshmon fakti se skuadrat angleze kanë vështirësi kur takohen me italianë”, deklaroi Darmian. /Telegrafi/












































