Darka zyrtare mes drejtuesve të klubeve: Skënderbeu dhe Partizan Beograd, është mbajtur pak më parë në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga “Panorama Sport”, në krah të presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, është ulur Fadil Vokrri, kreu aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mbi të gjitha një ish-futbollist i famshëm i Partizan Beogradit në vitet ’80.


Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme në mediat serbe se Vokrri do të vinte në “Elbasan Arena” për të mbështetur Partizanin.

received 10214421376188703

Megjithatë, vetë presidenti i FFK-së përgënjeshtroi gjithçka.

Ndeshja është shumë e përfolur për shkak të ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 21:05 më stadiumin Elbasan Arena.

telegrafi sport app