Dardy dhe Bardhi kanë prezantuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Inati” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për klipin është kujdesur produksioni nga Prizreni, XL Films.

Screenshot 1 55 Foto: Screenshot/YouTube

Projekti i tyre është publikuar tashmë në YouTube, në kanalin zyrtar të MilieuTV.

Ky duet besohet se do të pritet mirë nga publiku dhe për pak kohë ka mbledhur mijëra shikime.

Screenshot 2 41 Foto: Screenshot/YouTube

Bardhi edhe këtë vit po vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ai është një nga artistët që i përshtatet thuajse çdo artisti, pavarësisht zhanrit të muzikës. /Telegrafi/