Kosova në konkurrencën e femrave do të grumbullohet sot në Wiesbaden të Gjermanisë, aty ku premten në orën 18:00 do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Euro 2021 kundër Rusisë.
Ekspedita me lojtare nga kampionati vendor në krye me anëtaren e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe përzgjedhësen Afërdita Fazlija është nisur sot në mesditë drejt Gjermanisë, derisa pjesa tjetër e lojtareve do t’i bashkohen grupit në Wiesbaden.
Dardanet do t’i zhvillojnë dy stërvitje të mërkurën, si dhe një të enjten.
Para nisjes përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka theksuar se në Gjermani udhëtojnë me synimin për një prezantim sa më të mirë dhe për rezultat pozitiv, por se janë të vetëdijshme për cilësinë e kundërshtarit.
Problem për ekipin e Dardaneve paraqet fakti që shumica e lojtareve ende nuk i kanë filluar garat e stinorit pranveror me skuadrat e tyre, derisa edhe kampionati vendor ka filluar vetëm në fundjavën që e lamë pas.
Kosova deri më tash ka zhvilluar tri ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, duke realizuar dy fitore e një humbje.
Dardanet në Wiesbaden shpresojnë ta kenë edhe përkrahjen e madhe të bashkatdhetarëve tanë, të cilët çdo herë në raste të tilla kanë qenë përkrahës dhe motivues të ekipeve tona kombëtare.
Lista e futbollistëve për ndeshjen kundër Rusisë
1.Besarta Leci
2.Modesta Uka
3.Florentina Kolgeci
4.Fjolla Shala
5.Feride Kastrati
6.Edona Kryeziu
7.Donjeta Halilaj
8.Valentina Limani
9.Besarta Hisenaj
10.Flutër Agaj
11.Flaka Aslanaj
12.Besiana Reçica
13.Leonora Ejupi
14.Erëleta Memeti
15.Alberina Syla
16. Blerta Smaili
17.Liridonë Syla
18.Kaltrina Biqkaj
19.Blerta Shala
20.Lavdije Behramaj
21.Fleta Musaj
22. Edona Kastrati
23.Besijana Pireci
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës