LAJMI I FUNDIT:

Dardanët të motivuar për fitore, por kërkojnë edhe përkrahjen e flaktë të tifozëve

Dardanët të motivuar për fitore, por kërkojnë edhe përkrahjen e flaktë të tifozëve
Foto: Basketbolli.com

Kosova të enjten zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit. Dardanët do të përballen me Islandën, në ndeshjen që zhvillohen nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja, në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Kosova të mërkurën është stërvitur në mesditë, derisa pas stërvitjes është mbajtur edhe konferenca për media.


Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugova, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Basketbollistët janë shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Islandës. Kemi pasur tri ditë intensive me stërvitje dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e së enjtes. Besoj se edhe me ndihmën e Dardanëve dhe tifozëve do t’ia dalim në këtë takim përballë Islandës, që ka shumë lojtarë cilësorë, megjithatë lojtarët do të japin maksimumin në fushë”, ka thënë Rugova në konferencën për media.

Ai shtoi se, kanë disa mungesa si Lis Shoshi apo Alban Veseli, megjithatë, do të japin 100 % në fushë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në stërvitje. “Basketbollistët kanë dhënë gjithçka në stërvitje. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që të gjithë të japin më të mirën nga vetja. Deri më tani jam shumë i kënaqur. Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në garat ndërkombëtare”, u shpreh Marmarinos.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, u ka bërë thirrje Dardanëve, që të jenë në numër sa më të madh, sepse është një motiv i madh për lojtarët në fushë. “Motivi është i madh në ekipin tonë. Atmosfera është shumë e mirë. Kemi pasur stërvitje intensive në këto tri ditë. Shpresoj se, palestra do të jetë e mbushur me tifozë, sepse ky është një motiv për lojtarët në fushë. Ne duam të kemi rezultate sa më pozitive dhe me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalim”, nënvizoi Berisha.

Ndeshja Kosova-Islanda zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2023. Dardanët pas tre ditësh janë mysafirë të Luksemburgut, derisa pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori