LAJMI I FUNDIT:

DAP hap procedurë për tatimin e KOM-it

DAP hap procedurë për tatimin e KOM-it

Sipas zhvillimeve të fundit, Kisha Ortodokse Maqedonase nuk është mbi dhe përtej ligjeve të Republikës së Maqedonisë, Drejtoria e të Ardhurave Publike “tashmë ka një procedurë për të konfirmuar gjendjen në KOM-AO Shkup”, njofton televizioni “Nova”.

Procedura e DAP-it fillon me procedurën që nënkupton analizën e përmbushjes së obligimeve tatimore ndaj shtetit. Nëse vërtetohen parregullsi dhe keqpërdorime në KOM, pason kontrolli i inspektoratit në bashkëpunim me të gjitha institucionet të cilat janë kompetente, Policinë Financiare, Inteligjencën Financiare, Prokurorinë, MPB.

Në procedurën e përgjithshme, nëse vërehen keqmenaxhim financiar, do të mund të kyçeshe edhe Kadastra dhe Regjistri Qendror, ku do të mund të merreshin informacione mbi statusin e pronësisë së Kishës Ortodokse Maqedonase, për të punësuarit, regjistrimi i pasurisë si dhe mallrat tjerë, pastaj pagesës së obligimeve tatimore që kanë të bëjnë me patundshmërinë, pagat dhe të ardhurat tjera, si dhe të gjithë pasqyrën financiare, ku do të jepeshin të gjitha informacionet dhe detajet për gjendjen në Kishë, por edhe fuqia e përgjithshme financiare e sajë./Telegrafi/