Danny Mills tregon se si Ronaldinho u skuq në botërorin e 2002 - me ndihmën e Paul Scholes (Video)

Danny Mills ka zbuluar faktin se si e ‘detyroi’ të marrë kartonë të kuq Ronaldinhon gjatë takimit të çerekfinales së botërorit të 2002 mes Anglisë dhe Brazilit.
Ish-reprezentuesi anglez tha se një ndër shkaktarët që u skuq braziliani ishte edhe Paul Schooles, duke zbuluar një gjest josportiv të ish-mesfushorit të Manchester United.
“Ai bëri një ndërhyrje të vonuar dhe unë u rrëzova. Schooles erdhi dhe më tha të bërtas dhe të mos qohem prej fushës pasi që gjyqtari e ka ndëshkuar brazilianin”, tha ndër të tjerash Mills, ku më pas Ronaldinho mori kartonë të kuq në minutën e 57-të.
Megjithatë, brazilianët triumfuan me rezultat prej 2:1 dhe po me të njëjtin rezultat fituan edhe në finale kundër Gjermanisë për tu shpallur më pas kampion të botës. /Telegrafi/






















































