LAJMI I FUNDIT:

Danimarka e mposhti dy herë vitin e fundit, Deschamps kërkon hakmarrjen tani në Kupën e Botës

Danimarka e mposhti dy herë vitin e fundit, Deschamps kërkon hakmarrjen tani në Kupën e Botës

Franca e ka nisur mjaftë mirë Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku ka mposhtur Australinë me rezultat të thellë 4-1.

E në ndeshjen e dytë, kampioni në fuqi i botës do të përballet me Danimarkën, një kundërshtar aspak të lehtë.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për këtë sfidë, ku fillimisht u ndal tek ndryshimet që do të bëj.


“Mund të bëj gjithçka me formacionin. Ndaj Australisë, veç golit, gabuam edhe në katër situata të tjera që duhet t’i menaxhojmë më mirë. Është e qartë se çdo herë ka gjëra që mund të përmirësohen, edhe pse kemi treguar shumë cilësi në fazën sulmuese”.

“Idealja është që të jesh i rrezikshëm në sulm dhe të mos pësosh gol. Le t’i afrohemi ndeshjes perfekte. Pastaj, nëse do të ndryshoj diçka në ekip apo jo, ua lë ju të flisni e të debatoni”, tha Deschamps.

Franca ka humbur dy ndeshjet në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës, por kjo nuk e shqetëson Deschampsin pasi thotë se tani janë në Kupën e Botës dhe gjithçka është ndryshe.

“Danimarka është ekip i nënvlerësuar, në krahasim me vlerën reale që ka. Na kanë bërë të vuajmë shumë”.

“Duhet ta ndryshojmë këtë trend në ndeshjen e së shtunës. Ne e njohim Danimarkën, ata na njohin ne, por ndeshjet e qershorit, shtatorit dhe kjo në Kupën e Botës janë ndryshe nga njëra-tjetra për momentin që të dyja skuadrat po kalojnë”, përfundoi Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori