LAJMI I FUNDIT:

Danezët vizitojnë Burgun e Gjilanit, shohin nga afër qelitë që do t’i marrin me qira

Danezët vizitojnë Burgun e Gjilanit, shohin nga afër qelitë që do t’i marrin me qira

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me një delegacion danez, të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë vizituar Burgun e Gjilanit.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni danez u njoftua me hapësirat e Burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij.

“Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.


Bëhet e ditur se u vizituan dhomat e pranimit, dhomat e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhet aktivitete me të burgosurit.

“Gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës delegacioni danez kryesuar nga znj. Anne- Mette Lyhnr Jensen -vizituan burgun e Gjilanit. Gjatë kësaj vizite, delegacioni u shoqëruan nga zëvendësministri Sallahu, anëtarët e kabinetit dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij”.

“Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira u vizituan : dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit”, ka njoftuar MD-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori