Ftohja dhe gripi janë sëmundje respiratore, të cilat më së shpeshti i shkaktojnë viruset.
Zakonisht shfaqen në të njëjtën kohë, kur temperaturat janë të ulëta ose pas ndryshimeve të papritura të temperaturës, prandaj shpesh ka konfuzione se bëhet fjalë për sëmundjen e njëjtë.
Dallimet më të rëndësishme janë simptomat më të theksuara dhe kohëzgjatja e sëmundjes. Ftohja ka simptoma më pak të theksuara, më saktë simptoma më të lehta, ndërsa gripi zakonisht ka simptoma më të rënda dhe më të forta dhe potencialisht është më i rrezikshëm.
Simptomat
Ftohja zgjat vetëm disa ditë, më së shumti një javë. Gripi mund të zgjasë edhe dy-tri javë. Shërimi është pak më ndryshe, sepse te gripi është i domosdoshëm përdorimi i ilaçeve, të cilat i ka përshkruar mjeku.
Simptoma kryesore sipas së cilës mund të përcaktoni a bëhet fjalë për ftohje apo grip është mënyra sipas së cilës paraqitet sëmundja. Zakonisht në rast të ftohjes sëmundja shfaqet gradualisht. Fëmija nuk ka temperaturë ose temperatura është vetëm pak më e lartë, nuk ka dhimbje koke, por hunda është e zënë ose kullon shumë.
Në rastin e gripit, sëmundja shfaqet papritmas, me simptoma shumë më të theksuara: temperatura e lartë, dhimbja e kokës, ethet, dhimbjet në muskuj, lodhja si dhe humbja e apetitit. Te gripi meksikan janë të theksuara edhe problemet e stomakut, diarreja dhe të vjellat.
Shërimi i ftohjes dhe i gripit
Siguroni fëmijës sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve të cilat përmbajnë vitaminë C. Në rast edhe të ftohjes edhe të gripit është e rëndësishme që fëmija të pushojë sa më shumë, të pijë mjaft lëngje dhe të konsumojë vitamina, si dhe të qëndrojë shtrirë derisa të kalojë sëmundja. Vaksina rekomandohet nëse pritet epidemia më e madhe e gripit, ndërsa në rast të gripit meksikan vaksinën duhet ta merrni në afat prej 48 orësh pas diagnostikimit.
Me mjekun duhet të konsultoheni pavarësisht që ndoshta ju duket që bëhet fjalë për ftohjen e zakonshme.
Duheni të dini që ndonjëherë simptomat mund të përkeqësohen papritmas. Pikërisht për këtë është e rëndësishme ta çoni fëmijën te mjeku. Në rast të frymëmarrjes së vështirësuar, temperaturës së lartë, dhimbjes së kokës dhe pezmatimit të fytit, menjëherë shkoni te mjeku, i cili do t’i japë fëmijës terapinë që i përgjigjet. Nëse simptomat e ftohjes dhe të gripit janë ende të pranishme pas disa ditëve apo madje edhe përkeqësohen, vizitoni mjekun sa më parë. Ftohja zakonisht nuk çon te problemet serioze shëndetësore por gripi mund të nxisë pezmatimin e fytit apo të mushkërive dhe bronkitin.
Antioksidantet
Antioksidantet, mes të cilave më e njohura është vitamina C, përdoren për parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe dëmtimit të strukturave qelizore. Organizmi më së miri mund ta shfrytëzojë nga kapsulat me lirim gradual, sepse nga tabletat e zakonshme merr vetëm rreth 50-60 miligramë ndërsa mbetja largohet nga organizmi. Lëvorja e shelgut është e pasur me salicilate, kompozimet që kanë strukturë të njëjtë si “aspirina”, ilaçi i parë dhe më i njohur. Për këtë shkak efekti i saj është i dobishëm për ta zvogëluar temperaturën e trupit, dhimbjet dhe proceset inflamatore.
Shërimi i ftohjes së zakonshme
Ftohja e zakonshme nënkupton infeksionin dhe pezmatimin e mukozës në hundë dhe fyt. Kjo është sëmundje virale dhe nuk ka kuptim të përdorni antibiotikë, sepse përdoren tek infeksionet bakteriale. Simptomat, siç janë skuqja dhe dhimbja e fytit, mund të jenë shenjat e para të ftohjes. Çaji i sherbelës mund të përdorët për shpëlarjen e fytit, dhe po ashtu bëjnë mirë edhe propolis, ehinacea, sherbela në formë të sprejit apo septoletes, përkatësisht tabletave që thithen.
Dhimbjet e nyjave, dridhjet, bllokimi i rrugëve hundore dhe sekretimi nga hunda dhe dhimbja e kokës janë vazhdim i zakonshëm nëse organizmi nuk arrin të mposhtë virusin në fillim. Prandaj është e dobishme të forcohet organizmi me marrjen preventive të ehinacesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Shtatë dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit
E fuqishmja Anna Wintour mban vetëm një palë sandale - për 27 vjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri