Barrikadimi në qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit kanë bllokuar sërish dialogun Kosovë-Serbi. Dështimi i takimit në nivel kryenegociatorësh edhe sot në Bruksel po konsiderohet se ka vënë në pikëpyetje ecurinë dhe vazhdimësinë e dialogut gjatë këtij viti. Megjithatë, njohësit e procesit të dialogut, fajin për një bllokadë të tillë ia faturojnë Serbisë, pasi e njëjta ka vendosur kusht diskutimin për Asociacionin, ani pse negociatat edhe në raundet e kaluara për të zhdukurit me forcë dhe dëmet ekonomike nuk kanë përfunduar.
Njohësi i procesit të dialogut nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu, thotë se dështimi i takimit të djeshëm, dëshmon se dialogu edhe është i paqëndrueshëm dhe fragjil.
“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ende është i paqëndrueshëm në kuptimin të stabilitetit dhe përparimit të tij dhe hapjes së temave dhe ecjes përpara. Ndonëse kishim disa lëvizje muajt e kaluar, përsëri situata me dialogun është fragjile dhe palët ende janë shumë larg njëra-tjetrës me qëndrime në shumë tema dhe pozicione, siç u dëshmua edhe në takimin e fundit… Bllokimi i dialogut në këtë fazë nuk i bënë mirë asnjërës palë, marrë parasysh zhvillimet e fundit me marrëveshjen për targat. Ky bllokim i dialogut në këtë fazë është hap prapa dhe jo para”, thotë ai.
Megjithëse dështimin e takimit ia faturon Serbisë, profesori universitar, Dritëro Arifi thotë se ekzekutivi duhet të ketë një strategji më të qartë për dialogun, pasi vazhdimësia në këtë formë i konvenon fqinjit verior.
“Ne do të humbim shumë më shumë, e shikoni se ne jemi të izoluar, Serbia nuk është e izoluar në aspektin ndërkombëtar, ne jemi të izoluar. Nuk po mundemi të lëvizim, duhet të tregohemi në fleksibil, më të balancuar dhe më të koordinuar. Po vërehet se Qeveria e Kosovës s’ka strategji si t’i qaset dialogut, s’po dinë me u qas dhe cilat pikat t’i marrin parasysh dhe çka të kërkojnë nëse ato i marrin parasysh. Po shihet se nuk ka kreativitet dhe zgjuarsi si të ecim tutje, përndryshe Serbia këtë e pret, që ne të rrimë në një vend”, thekson Arifi.
Nga ana tjetër, Fetahu nga GLPS thotë se udhës ka qenë mbajtja e takimit trepalësh në Bruksel dhe vazhdimi i diskutimeve në parimin që mos të pajtohemi për asgjë, nëse nuk pajtohemi për gjithçka.
“Është mirë që ndërmjetësuesi, por edhe palët të shkojnë me parimin që të vazhdohet me diskutime dhe çështja e asociacionit të lihet në fundin e negociatave, qofte se shkohet. Duhet ndjekur parimi që mos të pajtohemi për asgjë, nëse nuk pajtohemi për gjithçka… Është mirë që këtë radhë bllokada nuk ka ardhur si arsye e Kosovës, por pala serbe ka vendosur kushtin për asociacionin. Pavarësisht se tema të reja janë negociuar edhe më herët për personat e zhdukur dhe dëmet ekonomike që janë trajtuar edhe raundet e kaluara. Besoj se ka qenë e udhës ta vazhdohet edhe më tutje që të vazhdohet në linjën e njëjtë të marrëveshjeve dhe argumenteve për të përfunduar çështje të caktuara”, shton Fetahu.
Në kuadër të rundit të dialogut Kosovë-Serbi, janë mbajtur takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas një komunikate zyrtare, zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në takimin me Lajçak ka diskutuar për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, rreth zhvillimeve të fundit, mbajtjes së takimeve të shpeshta të nëngrupeve punuese si dhe gërmimet dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.
Qeveria e Kosovës dhe veçmas kryeministri Albin Kurti vazhdimisht e potencojnë se Asociacion një etnik dhe me kompetenca ekzekutive nuk do të ketë në Kosovë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker