LAJMI I FUNDIT:

Dalja e Britanisë nga BE-ja rrezikon ekonominë evropiane

Dalja e Britanisë nga BE-ja rrezikon ekonominë evropiane

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sot se pasiguria lidhur me referendumin britanik rreth anëtarësisë së këtij vendi në bllokun evropian në qershor paraqet një rrezik “të konsiderueshëm” në pikëpamjet e ekonomisë evropiane.

“Rreziqet që lidhen me zhvillimet e brendshme në BE mbesin të konsiderueshme, siç është pasiguria e referendumit të Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja”, thuhet në parashikimin ekonomik për pranverëtë BE-së.

Kjo çështje gjithashtu paraqet rrezik edhe për ekonominë e Britanisë së Madhe.


Britania e Madhe voton më 23 qershor në një referendum që do të përcaktojë nëse ajo do të mbetet anëtare e BE-së, apo do të dalë nga blloku prej 28 vendeve anëtare.

BE ka ulur parashikimet e saj për ekonominë britanike, duke thënë se “rritja parashihet që të ngadalësohet në vitet 2017 dhe 2017.

Sipas parashikimeve, rritja vjetore e ekonomisë britanike do të jetë 1.8 për qind në vitin 2016 dhe 1.9 për qind në vitin 2017, krahasuar me parashikimet e mëhershme të muajit shkurt, ku thuhej se rritja për të dyja vitet do të ishte 2.1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Kalo në kategori